Dua Lipa dhe Lea Ypi mesazh të fortë protestuesve në Tiranë: Mos u dorëzoni!

2026-08-04 23:37:00 / POLITIKË ALFA PRESS
Dua Lipa dhe Lea Ypi mesazh të fortë protestuesve në Tiranë:

Ylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa në podcastin e saj “Service95", ku të ftuar kishte shkrimtaren e njohur shqiptare Lea Ypi, teksa komentonin 'Revolucionin Flamingo', diskutuan edhe mbi demokracinë, rolin e qytetarëve, elitat politike dhe rëndësinë e protestës në shoqërinë moderne.

Në një pjesë të episodit të 12 korrikut, këngëtarja me famë botërore u ndal tek pytjete e shqiptarëve, duke iu referuar sloganit “Shqipëria nuk shitet”. Pyetja nga një prej shikuesve të podcastit ishte se si mund të shmanget lodhja nga protestat. Shkrimtarja Ypi u shpreh se demokracia nuk duhet parë vetëm si pjesëmarrje në zgjedhje, por si një proces i vazhdueshëm ku qytetarët marrin pjesë edhe përmes reagimit publik dhe protestave.

Ajo gjithashtu shtoi se nuk duhet të dorëzohen, duke veçuar se është një protestë ndryshe, ku njerëzit këndojnë, u shpërndajnë lule efektivëve.

Lea Ypi: Mendoj se është e rëndësishme ta shohim demokracinë si diçka që jeton edhe përmes këtyre rasteve të protestës, dhe jo ta reduktojmë demokracinë thjesht në pjesëmarrje në zgjedhje, jo ta reduktojmë te elitat ekzistuese, dhe të mos mendojmë se e kemi kryer detyrën thjesht në atë ditë kur kemi shkuar dhe kemi zgjedhur një përfaqësues në vend të një tjetri. Dhe të kuptojmë se në këto raste, protestat mund të jenë gjithashtu krijuese. Ato mund të gjenerojnë ide, mund të gjenerojnë projekte, dhe…

Dua Lipa: Po.

Lea Ypi: Për mua, është shumë përcaktuese t’i përmbahemi kësaj dhe të mos i dorëzohemi apatisë e cinizmit. Dhe këtu, në fillim, njerëzit po këndonin, po kërcenin dhe po u shpërndanin lule policisë, kështu që ishte thjesht një mënyrë vërtet ndryshe për të bërë një protestë…

Dua Lipa: Po, për të protestuar.

Lea Ypi: …të cilën e ndjeva se ishte vërtet frymëzuese dhe mund të shërbente si shembull se si vendet e tjera duhet t’u përgjigjen elitave të tyre dhe t’i përgjigjen kësaj kapjeje oligarkike të politikës.

Gjatë bisedës mes tyre, Dua Lipa shprehu shqetësimin e saj për vendimet e marra pa transparencë dhe pa konsultim të gjerë me publikun. Në lëvizjen e fundit, këngëtarja shqiptare ishte e pranishme në festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë, ku në ambientet e festivalit është vendosur simboli i flamingove, i lidhur me protestat mjedisore që po zhvillohen prej dy muajsh në Shqipëri.

Po ndodh...

ide

Nga Ardi Stefa 17:39 IDE

evidence

Nga Ardi Stefa