Plani për vrasjen e biznesmenit izraelit, zbardhet roli i shqiptarit Shpëtim Musliut
Shpëtim Musliu është një nga personat e përfshirë në hetimet për një plan të dyshuar terrorist me urdhër nga dy iranianë, ku objektiv ishte një biznesmen izraelit në Greqi, drejtues i lartë i një kompanie të industrisë së prodhimit të armëve në Izrael.
Musliu, i lindur më 21 dhjetor 1996 dhe banues në Kumanovë, është mes personave që dyshohet se ishin rekrutuar për të realizuar atentatin në territorin grek. Sipas informacioneve të mësuara nga korrespondenti i Top Channel, ai është një prej katër shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut që dyshohet se kanë qenë pjesë e kësaj celule.
Sipas të dhënave të hetimit, grupi drejtohej nga Edriz Mavaneh, ndërsa në të dyshohet se ishin të përfshirë edhe dy shtetas iranianë. Njëri prej tyre, i identifikuar si Mabanex, dyshohet se siguronte financimin e operacionit, me urdhër të shërbimeve iraniane të inteligjencës.
Musliu kishte tentuar më herët të hynte në Greqi përmes Turqisë, por ishte kthyer mbrapsht nga autoritetet kufitare në Evros. Në një përpjekje të dytë, ai u ndalua pasi shërbimet greke kishin marrë informacion nga homologët e tyre në Maqedoninë e Veriut lidhur me aktivitetin e dyshuar të celulës.
Autoritetet greke kanë bërë të ditur se grupi ishte mbajtur nën përgjim për afro një vit, ndërsa dyshimet lidhen me përgatitjen e një atentati ndaj biznesmenit izraelit.
Pas dorëzimit të Shpëtim Musliut te autoritetet e Maqedonisë së Veriut, hetimet janë zgjeruar edhe në drejtim të identifikimit të personave të tjerë që mund të kenë bashkëpunuar me celulën, përfshirë kontakte të mundshme në qarqet e komunitetit mysliman në Greqi.
Hetuesit po përpiqen të zbardhin të gjithë rrjetin e dyshuar, mënyrën e financimit dhe rolin e secilit prej personave të përfshirë në këtë çështje./TCH
Po ndodh...
What are the socialists without Rama, "shit"?!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

