U përplas mbrëmjen e djeshme nga një automjet në Elbasan, ndërron jetë i moshuari

2026-11-17 21:35:00 / AKTUALITET ALFA PRESS
U përplas mbrëmjen e djeshme nga një automjet në Elbasan,

Ka ndërruar jetë 85-vjeçari Selman Bardhi, i cili u aksidentua mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit.

I moshuari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të rënda të marra si pasojë e përplasjes nga një automjet, duke ndërruar jetë pas disa orësh në gjendje të rëndë shëndetësore.

Aksidenti u regjistrua rreth orës 17:15, në zonën e njohur si ish-Parku i Rezervave të Shtetit në Elbasan. Sipas informacioneve paraprake, 85-vjeçari po lëvizte në këmbë kur është përplasur nga një automjet, duke pësuar dëmtime të shumta dhe serioze.

Ajo që e bën edhe më shqetësuese ngjarjen është fakti se drejtuesi i automjetit, pas përplasjes, është larguar nga vendi i aksidentit, duke braktisur mjetin.

 

Në momentin e ngjarjes, në Elbasan mbizotëronin kushte të pafavorshme atmosferike, me reshje dhe shikueshmëri të reduktuar, rrethana që mund të kenë ndikuar në sigurinë e qarkullimit rrugor.

Ndërkohë, pritet që hetimet të zbardhin dinamikën e plotë të aksidentit, si dhe të përcaktojnë përgjegjësitë e drejtuesit të automjetit.

 

Po ndodh...