Bamir Topi: Berisha did not apologize for 2008, the opposition has economic interests with the government

Për Bamir Topin, ish-presidentin e Republikës, tha se ata që mbështesin kreun e PD-së, Sali Berisha sot janë ata të cilët i ka emëruar vetë Berisha aty.
Topi: Këta që mbështesin Berishën, janë emëruar nga ai. Të mos e teprojmë që ta them se si projektohet parlamenti në mazhorancë dhe opozitës. Ministrat në PS i marrin vesh se ku do të shkojnë në momentin e fundit duke na treguar tablo qesharake me mimika që lëvizin me zonja që qajnë dhe burra që nuk mbajnë dot emocionet.
Rama e ka parë që këta njerëz nuk meritojnë respekt, sepse përndryshe do të kishim një komunikim dhe informacion në kohën e duhur. Rama bën me arrogancë që fatin tuaj e jap në sekondën e fundit.
Këtu të krijohet ideja se je në pluralizëm, ndërsa ke një opozitë që ka interesa ekonomike me mazhorancën. E fut Shqipërinë në një sistem që prodhon këtë lloj demokracie me institucione të dobëta qysh në 2008. Berisha duhet të kërkonte ndjesë për vitin 2008 dhe të rikthehen shumë njerëz, por nuk ka dashur t’ia dijë.
Happening now...
Berisha, ky peng i Edi Ramës, që i legalizoj shtetin personal
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
