Dorëhiqen administratorët e njësive vendore në Bashkitë Shkodër dhe Malësi e Madhe! Bashkitë e djathta nuk kanë planifikuar ndryshime

Urdhri i Kryeministrit Rama për rifreskimin e stafit vendor ka vënë në lëvizje bashkitë e Qarkut Shkodër, ku kryebashkiaku Beci ka mbledhur pasditen e sotme drejtorët dhe administratorët vendorë, ku këta të fundit kanë dhënë dorëheqje.
Mësohet se dorëheqje ka pasur edhe në Bashkinë Malësi e Madhe. Burime bëjnë me dije se kanë dhënë dorëheqjen administratorët e njësive administrative dhe dy zëvendëskryetarët e bashkisë.
Mësohet se pas dorëheqjeve të depozituara do të kryhet një analizë e detajuar për performancën e secilit prej drejtuesve. Pas saj do të merren edhe vendimet për miratimin ose jo të dorëheqjeve të paraqitura sot.
Në Bashkinë e Vaut të Dejës është parashikuar që mbledhja urgjente të zhvillohet paraditen e së martës, ku priten ndryshime në radhët e drejtorëve dhe administratorëve.
Ndryshe është situata në bashkitë e djathta të Pukës dhe Fushë-Arrëzit. Kryebashkiakët atje nuk kanë kërkuar apo planifikuar ndryshime, duke mos plotësuar kështu porositë e Kryeministrit, i cili duket se urdhrat më së shumti i ka për bashkitë e majta.
Happening now...
America may withdraw from Europe, but not from SPAK
ideas
Who is the Surrel Rabbit?
The two wrong paths of the opposition with the Ombudsman
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128

