Ftesa e Trump për Bordin e Paqes/ Zogaj: Rama ka qenë 10 muaj nën embargo amerikane, i ka ardhur si dhuratë nga qielli

Analisti Preç Zogaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, e lidhi jehonën e ftesës së presidentit Trump për krijimin e Bordit të Paqes me faktin se kryeministri Rama e fryu aq shumë këtë sepse i duhej, pasi prej gati një vit ka qenë pa kontakte me Shtëpinë e Bardhë dhe kjo ftesë ishte si dhuratë nga qielli për të.
“Idea e bordit të Paqes është një ide direktivë e Kombeve të Bashkuara. Paraqitën SHBA një rezolutë me 20 pikë për paqen në Gaza dhe e miratoi OKB dhe u paraqit ky Bord i Paqes për marrëveshjen mes Hamas dhe Izraelit.
Bordi i Paqes ka lindur mbi këtë bazë. Në tekstin që ka paraqitur Trump, ata fokusohen te Gaza aty nuk përmendet dhe Bordi jep me kuptu se e shtrin te shumë çështje të tjera dhe kjo ka krikuar shumë dyshime, skepticizëm. Bordi është tentacion i Trumpit. Ai është politikan që duket se mban as shtrati i Amerikës i paparishikueshëm është megaloman nga jeta dhe pasuria e tij dhe këtë e sjell, edhe në politikë.
Nuk do të ketë sukses siç lexohet. Askund nuk gjendet se do të rrëzojë OKB-në. Vetë Trump tha se iu referua OKB-së. E ka stil Trumpi e hedh dhe nëse e hanë mirë, si me tarifat.
Shqipëria nuk mund ta refuzonte, as Kosova. Nuk ka pse lexon mes rreshtave, peshën politike, siç e kanë lexuar fuqitë e mesme të BE-së. Rama i bën PR më të madh se ç’e meriton ka qenë 10 muaj nën embargo amerikane dhe i ka ardhur si dhuratë nga qielli dhe se ka çarë rrethimin.
Shqipëria po të mos ftohej do të ishte lajm i keq, nuk i shkon dhe ta shohë si do të shkojë dhe po s’doli mirë, del.
Po ta refuzonte do të ishte skandal. PR që i bën Rama e ka krijuar këtë diskutim.
Kjo nisëm nuk e prish rendin e ri botëror. Por ai do të prishë rendin një herë në SHBA. Është një lexim. Po bie rendi liberal, por duhet të bjerë në SHBA që të bjerë në të gjithë botën”.
Happening now...
Berisha, ky peng i Edi Ramës, që i legalizoj shtetin personal
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
