Gjykata e Lartë rrëzon sërish rekursin e Jamarbër Malltezit për masën e sigurisë

2025-06-25 10:47:08 / POLITIKË ALFA PRESS

Gjykata e Lartë rrëzon sërish rekursin e Jamarbër Malltezit

Gjykata e Lartë rrëzon për të disatën herë rekursin e Jamarbër Malltezit për masën e arrestit në shtëpi të vendosur nga Gjykata e Posaçme, masë kjo në kuadër të hetimeve për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Paertizani” në Tiranë.

Si argument në rekursin e tij, Malltezi kishte përdorur dhe rastin “Gëllçi kundër Shqiperise”, ku gjykata e Strasburgut gjeti shkelje në vendimin e drejtësisë shqiptare.

Por duket se ky argument nuk ka bindur trupën e lartë gjykuese e cila la kështu në fuqi vijimin e arrestit në shtëpi të dhëndrrit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Nenet 260 te Kodit te Procedures Penale; Vendimi i GJEDNJ-së shpallur me dt. 25.02.2025 "Aplikimi" nr. 15468/23 "Gëllçi kundër Shqipërisë"; Neni 5 i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut; Vendimi Unifikues nr. 7/2011 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Larte; Vendimi Unifikues nr. 1/209 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.  

-//-   Mospranimin e rekursit të paraqitur nga kërkuesi Jamarbër Malltezi kundër vendimit nr. 88 (87-2025-127) datë 14.04.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.