Jo vetëm Rama, GJKKO thërret si dëshmitarë edhe Taulant Ballën edhe 3 shtetas të tjerë, mes tyre biznesmeni i njohur
2026-04-15 12:05:56 / POLITIKË

GJKKO do të vijojë shqyrtimin e dosjes “Partizani” në seancën e radhës, në datën 30 prill, ora 12:00, ku pritet të dëgjohet si dëshmitar i parë Taulant Balla, i cili njëkohësisht është edhe kallëzues në këtë çështje.
Seanca vjen pas zhvillimeve të fundit në proces, ku më herët gjykata pranoi kërkesën për thirrjen si dëshmitar të kryeministrit Edi Rama në hetimet që lidhen me privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Ndërkohë, SPAK ka kërkuar gjithashtu thirrjen si dëshmitarë të biznesmenit Paro Laçi, si dhe të shtetasve Albert Xhani dhe Isa Tare.
Sipas burimeve nga procesi, dëshmia e Ballës pritet të jetë e para në radhë, duke qenë se ai figuron edhe si kallëzues në çështje.
Happening now...
ideas
Silence as a policy and fear as a system
Nga Sokol Neçaj
Is Spiropali a "Magyar", facing the autocrat Rama?!
Nga Neli Demi
American Libra!
Nga Arian Galdini
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
