
Lapaj flet për babain në listën e Beratit: E vura thjesht për garanci...

Adriatik Lapaj ka sqaruar sërish nga Dibra pse ka vendosur babain e tij në listë të sigurt në krye të qarkut të Beratit për koalicionin “Nisma- Shqipëria bëhet”.
Në një fjalim të mbajtur përpara qytetarëve, Lapaj theksoi se koncepti politik mbi të cilin funksionon ekipi i tij është ndryshe nga ai tradicional.
“Pse nuk dija unë të rrija i pari në Tiranë? Nuk dinte Eltoni, Pano të ishin të parët në ndonjë qark tjetër dhe të rrinim rehat? Jo! Ne kemi vendosur të gjithë bashkë që ekipi ynë qendror të garojë në listë të hapur. Listat e mbyllura do t'i hedhim në kosh të plehrave, duke vendosur aty prindërit tanë si garanci”, tha ai.
Sipas tij rruga e ndërmarrë nga ai dhe ekipi i tij nuk ka qenë për të marrë diçka, por për të ndërtuar një sistem të drejtë dhe demokratik në Shqipëri.
“Ne këtë rrugë nuk e kemi parë si mundësi për të marrë diçka. Secili prej jush është i jashtëzakonshëm për ne. Askush të mos mendojë a dalim deputetë, a fitojmë vota në qark. Mos mendoni kështu!”, tha ai.
Ai u shpreh se problemi nuk është vetëm tek emrat që kanë drejtuar vendin ndër vite, por te vetë sistemi, i cili ka lejuar shkatërrimin dhe ka penguar zhvillimin.
“Po të marrësh kronologjinë, gjendja e vendit nuk është çështje e atyre që kanë drejtuar, por çështje e sistemit. Shkatërrimi nuk ka qenë problem i pak njerëzve dhe rindërtimi nuk mund të bëhet me pak njerëz. Zgjidhja nuk mund të jetë kurrë individi!” , tha ai.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ideas

Erion Veliaj, editor-in-chief from the cell


Political theater with the SP and DP lists
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128