“Nuk është bllokuar gjë”, Rama për negociatat: Njerëzit e ligj përdorin shqiptarët si 'mish për top' ndaj qeverisë. Nuk e dinë që të japin ujë në bisht të lugës

2026-04-11 15:14:54 / POLITIKË ALFA PRESS

“Nuk është bllokuar gjë”, Rama për negociatat:

Gjatë bashkëbisedimit me fermerët e Lushnjës, kryeministri Edi Rama foli për negociatat për Bashkimin Europian, duke mohuar në mënyrë kategorike se janë bllokuar. 

Gjatë fjalës së tij Rama kritikoi qëndrimet e opozitës, që sipas tij duan të nxisin agresivitet ndaj qeverisë.

“Nuk është bllokuar asgjë, e keni dëgjuar ambasadorin. Një pjesë e tyre që i thonë këto, i dinë si janë, por janë të ligj, i përbuzin shqiptarët, mendojnë se u ka mbetur ora te “toka e nxanun” dhe “merrni armët”. Nuk e dinë që shqiptarët janë shumë më përpara sesa gazetarët dhe politikanët dhe nuk e dinë që japin ujë në bisht të lugës. I marrin për budallenj, i trajtojnë për mish për top dhe thonë se u bllokuan; nuk u bllokua gjë, sepse janë negociata dhe ato janë bisedime. Ajo që dua të them është që kjo gjë do të ndodhë shpesh”, tha Rama.

Happening now...

ideas