Sulmoi Gonzato-n, ambasadorët e vendeve të BE, i përgjigjen Sali Berishës: Mbështesim profesionalizmin e kolegut tonë

Nuk ka vonuar përgjigja e fortë e diplomatëve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, ndaj Sali Berishës, pasi ky i fundit sulmoi sërish ambasadorin e BE në Tiranë, Silvio Gonzato-n.
Ambasada është shpërndarë nga dekani i trupit diplomatik i vendeve anëtare, ambasadorit të Qipros në Athinë, i cili mbulon edhe Shqipërinë, Stavros Avgoustides.
“Në Ditën e Europës ne qëndrojmë në mbështetje të ambasadorit të BE dhe skuadrës së tij dhe ne riafirmojmë besimin e plotë mbi profesionalizmin e tij, integritetin dhe përkushtimit ndaj shërbimit”, theksohet në deklaratën e publikuar në faqen e ambasadorit, Avgoustides në X, që është shpërndarë më pas edhe nga ambasada gjermane në Tiranë, në faqen e saj zyrtare në Faacebook.

Një ditë më parë, kreu i PD-së, Sali Berisha, ka sulmuar sërish kryediplomatin e BE në Tiranë, sulm që e ka kthyer në një “ves politik”.
“Sa i përket ambasadorit aktual, unë e kam shprehur: ky sillet si të ishte ambasadori i Ramës, pasi ky zotëri, në mënyrë të pretenduar, ka transmetuar në Bruksel trillimet më të pavërteta ndaj opozitës, sikur ne nuk jemi për integrimin. Për të mos treguar shumë gjëra të tjera",- theksoi Berisha.
Happening now...
Sali Llapa
ideas
Republic of Thieves!
Albania, this ship stuck in the business of theft!
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128