"But those idiot Albanians there..."/ Ferit Hoxha alongside Izet Mexhiti: Smokestacks cannot come between us as brothers
Ministri i Punëve të Jashtme Ferit Hoxha u pyet sot nga gazetarët për mesazhin në grupin e WhatsAppi-t, ku pretendohet se ai u është drejtuar shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, duke u shprehur: “Po ata idiotët shqiptarë atje çfarë thonë”.
Gjatë një deklarate për mediat krah kryetarit të komunës së Çairit Izet Mexhiti, Hoxha theksoi se "bëhet fjalë për një tymnajë të tejkaluar".
Ai theksoi se nuk ka asnjë tymnajë që mund të hyjë mes nesh dhe të na zërë sytë për të parë atë çka është e përbashkët.
“U ngrit kjo tymnaja e u pamë! Jam i hapur për t’u takuar në çdo kohë, në çdo rrethanë, qoftë kur biem dakord, edhe kur nuk biem dakord, sepse edhe në familje ka mosmarrëveshje. Nuk ka asnjë lloj interpretimi që vlen, mbi atë qe duam të ndërtojmë, mbi atë që biseduam sot”, tha Hoxha.
“Janë të kapërcyera, te tejkaluara, sepse s’ka asnjë tymnajë që mund hyjë mes nesh, s’ka asnjë tymnajë që mund të na zërë sytë për të parë atë që është e përbashkët. S’ka asnjë gjë që ngrihet nga hiçi që të errësojë atë është e përgjithshme, e domosdoshme, që të jemi bashkë si vëllezër dhe të punojmë bashkë”, vijoi ministri i MEPJ.
Happening now...
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128