Trouble for Belinda Balluku, Poli Hoxha reveals the hard details, from suspicions about properties abroad, accounts...

Political tensions in the country appear to be entering a new phase of intense clashes, while a serious investigation file against former Deputy Prime Minister Belinda Balluku is expected to shake up the public scene. Currently, the Special Prosecutor's Office (SPAK) is investigating former Minister of Transport and Energy, Belinda Balluku, arguing that she poses a real risk to the investigation and the public interest, including manipulation of tenders and pressure on witnesses. The investigation has started for the Llogara Tunnel (190 million euros) and the Tirana Ring Road, and has been expanded to include the Thumanë–Kashar concession (245 million euros) and other public tenders, totaling around 600 million euros. The prosecution has evidenced that Balluku has exerted pressure on her subordinates and interfered in the procurement process, favoring certain companies.
According to SPAK, her freedom could hinder the investigation and jeopardize the evidence. But to learn more about what is happening with this file, but also political developments, the newspaper "SOT" spoke with the well-known journalist, Poli Hoxha, who warns of dramatic developments, revealing details that go beyond the official accusations so far. According to him, the investigations of the Special Prosecution Office (SPAK) against Ms. Balluku are not limited to public tenders, but extend to a wide network of suspicions that include hidden assets abroad and suspicious financial transactions. Mr. Hoxha also emphasizes that the focus is also on offshore accounts and the use of cryptocurrencies to mask the flow of money. Meanwhile, strong denunciations speak of dirty deals related to the benefit of public contracts, including suspected intermediaries with criminal precedents.
Gjatë intervistës për gazetën “SOT”, gazetari Hoxha nënvizon se hetimet janë thelluar me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, duke përfshirë edhe struktura europiane dhe austriake në sektorin e energjetikës. Një tjetër pistë e nxehtë, thotë ai, lidhet me shitblerjen e energjisë, ku dyshohet për skema abuzive me pasoja të mëdha financiare për shtetin. Sipas gazetarit, kjo çështje nuk është më thjesht politike, por një test i drejtpërdrejtë për drejtësinë e re në Shqipëri. Ai paralajmëron se dosja mund të kulmojë me akuza edhe më të rënda, deri në përfshirje në organizatë kriminale. Në këtë kontekst, qëndrimi i mazhorancës socialiste dhe mbrojtja politike e Ballukut vetëm sa shtojnë tensionin dhe interesin publik. Nga ana tjetër, drejtori i “Alfapress”, Poli Hoxha hedh akuza të forta edhe ndaj dy figurave kryesore të politikës, kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Partisë Demorkatike, Sali Berisha. Ai shprehet se të dy liderët janë pjesë e një sistemi të ndërtuar prej vitesh, që sipas tij, ka nisur që në vitin 2008. Hoxha pretendon se kjo “lojë” tashmë është dekonspiruar dhe po shkon drejt fundit të saj. Sipas tij, zhvillimet e fundit tregojnë se si brenda PS dhe PD po shtohen tensionet dhe pakënaqësitë e brendshme. Madje gazetari Hoxha parashikon se rënia e tyre do të jetë e njëkohshme, si pasojë e presionit nga drejtësia dhe pakënaqësisë në rritje të qytetarëve.
-Zoti Hoxha, ju keni deklaruar se dosja ndaj ish-zv/kryeministres Belinda Balluku është shumë e rëndë dhe voluminoze. Konkretisht, çfarë përmban kjo dosje që e bën kaq të rrezikshme dhe sa afër është ajo me një akuzë penale të rëndë?
Hetimet për ish-zëvendëskryeministren dhe ish-ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, filluan në shtator të vitit 2024, kur SPAK gjeti elementë për procedim penalë në tenderin për e Tunelit të Llogarasë, pas një kallëzimi të Lulzim Bashës, në atë kohë deputet i thjeshtë. Deri në momentin kur GJKKO pranoi kërkesën e SPAK për pezullim nga detyra të zonjës Balluku, ajo akuzohej vetëm për veprën penale “Pabarazi në tendera”. Faktikisht edhe sot që po zhvillojmë këtë intervistë, Zonja Balluku zyrtarisht ka të njëjtën “akuzë”. Por është tjetër gjë ajo që dimë zyrtarisht dhe tjetër se si dhe në çfarë drejtimesh, po zhvillohen hetimet. Që në periudhën kur SPAK i kërkoi parlamentit arrestimin e saj, janë shtuar zyrtarisht gjetje të rënda për Unazën e Madhe Tiranë, por edhe elementë të pengimit të drejtësisë, shantazhit apo kërcënimit të dëshmitarëve në këtë çështje. Në këtë drejtim SPAK po heton me prioritet grupe interesi të krimit të organizuar që jo vetëm po mbështesin Ballukun në këtë kohë, por edhe për rolin e tyre në shpërndarjen e punëve publike nga superministria e Ballukut.
Nga ana tjetër ka pasur biznesmenë të cilët kanë bërë denoncime në ambasadat perëndimore në Tiranë, se për të fituar një punë publike nga ministria e Ballukut, më parë duhet duhet “të paraqiteshe” te eksponentë me të shkuar të fortë kriminale, të lidhur ngushtë dhe ndër vite me Ballukun. Pas marrjes së Ballukut në mbrojtje nga Rama duke vënë në rresht PS-në, Qeverinë dhe Grupin Parlamentar, SPAK ka thelluar hetimin e pasurisë së zonjës Balluku. Kjo po bëhet në bashkëpunim me partnerët amerikanë dhe europian, pasi “shpërblimet” për ministren dyshohet se ekzekutoheshin jashtë vendit në formën e pronave të paluajtshme, llogarive bankare etj, të maskuara me persona të tretë dhe nëpërmjet kompanive të regjistruara në vende “Ofshore”. Gjithashtu ka të dhëna se shuma të mëdha janë paguar në kriptovalutë. Kjo gjueti e “ndjekjes së parasë”, kërkon kohën e saj dhe ekspertizë që e tejkalon mundësinë aktuale të SPAK, ndaj janë përfshirë fortë edhe agjencitë e vendeve partnere.
Një drejtim tjetër i hetimeve të SPAK në çështjen “Balluku” që gati nuk përmendet në medie, është Energjitika. Në këtë sektor është bërë nami me qindra milion euro dhe kur të shpërthejë skandali, puna e rrugëve do duket “lule”. Por te Energjitika, nuk kemi vetëm çështje korrupsioni. Sekretariati i Energjitikës në Vjenë ka kërkuar hetim të thelluar për garën e HEC-it në Roskovec dhe për Interkoniuksionin. Për të parin dyshohet se Balluku ja ka dhënë një biznesmeni të madh në Shqipëri i lidhur me një kompani greke të regjistruar në “ofshore” Qipro, por dyshohet se pronarë fundorë janë biznesmenë të ndaluar nga BE. Vetë Sekretariati i Energjitikës në Vjenë, po heton një skemë gjigante të tenderave të shitje-blerjeve të energjisë në vendin tonë. Si vend prodhues ka rënë në sy se energjinë e prodhuar në vend e shesim shumë lirë, pastaj blejmë jashtë vendit shumë shtrenjtë! Pra hetimet për zonjën Balluku si ish-ministre e Infrastrukturës dhe Energjitikës në një kohë të gjatë janë shumë të gjera. Ndaj aktualisht për herë të parë në historinë e tij, SPAK së fundmi ka ngritur një grup të madh me 10 hetues të BKH dhe 3 prokurorë, vetëm për këtë hetim. Kjo pa llogaritur ekspertë të huaj dhe vendës të tjerë për financat etj.
-Duke parë zhvillimet e fundit, a mendoni se Balluku realisht rrezikon arrestim apo jemi ende në fazë presioni politik dhe mediatik? Çfarë dini ju që publiku ende nuk e di?
Pasi Rama njësoi veten, qeverinë, grupin parlamentarë dhe PS-në me fatin penal të Ballukut, situata është bërë shpërthyese edhe pse propaganda politiko-mediatike, po përpiqet fortë ta paraqesë si diçka të kohës së shkuar të “mbyllur” siç thotë Rama dhe në kushte normaliteti. Nga ana politike dhe më shumë edhe kombëtare, çështja Balluku është kthyer në vijë të kuqe të kaluar nga Rama për bllokimin e anëtarësimit në BE. Nga pikëpamja penale Balluku e ka shkruar vetë fatin. Për SPAK dhe GJKKO, arrestimi i saj ishte i padiskutueshëm muaj më parë, ndërkohë që hetimet janë thelluar edhe më shumë. Mbrojtja që po i bën Rama duke detyruar grupin parlamentar të PS për të mos i hequr imunitetin, shërben vetëm për të blerë kohë.
Por pa dashje kohë dhe motivim për të thelluar hetimet i është dhënë edhe SPAK dhe partnerëve të tij amerikanë e europianë, që e kanë kthyer si sfidë dhe test përfundimtarë çështjen “Balluku”: Do fitojë klasa e korruptuar politike e tranzicionit 35-vjeçar, apo Drejtësia, SPAK dhe GJKKO të cilat u krijuan pikërisht për të kapur dhe eleminuar këta? Në dijeninë time dhe sipas rrugës që kanë marrë hetimet, çështja Balluku do përfundojë me akuzën e “organizatës kriminale”. Kjo është ajo që di edhe vetë Rama, të cilit Balluku para se ai ta mbronte me forcën e kartonëve, i ka thënë me të drejtë vetëm një fjali: Nëse SPAK ka gjetur apo do të gjejë në të ardhmen ndonjë shkelje që e kam bërë pa dijeninë apo porosinë tënde, atëherë unë do shkoj me këmbët e mia në burg…
-Nëse hetimet janë kaq serioze, pse kryeministri Edi Rama dhe mazhoranca refuzojnë t’i heqin imunitetin Ballukut dhe ta zhveshin nga posti i drejtueses politike të PS Qarku Fier? A është kjo çështje besnikërie politike apo ka interesa më të thella që e mbajnë atë me imunitet?
Përgjigjen e kësaj pyetje e jep çdo ditë dhe e ka të shkruar në ballë Edi Rama: Fati penal i Belinda Ballukut është fati im penal! Kjo e ka detyruar madje edhe të poshtërohet publikisht. E merr Balluku dhe e çon në Fier sa herë ti teket asaj, emëron bashkëpunëtorët ministra e drejtorë, për tu treguar grupeve të interesit që ka prapa, se ajo është po aq e fuqishme sa më parë dhe se Rama nuk ka rrugë të mesme: Ose të dy në varkën e lirisë, ose të dy në qeli.
-Ju keni folur për një lloj “kryengritjeje të brendshme” në PS. Sa reale është kjo dhe a mund të rrezikojë seriozisht lidershipin e Ramës?
Nuk mund të ketë kryengritje brenda “Rilindjes”, njësoj si nuk mund të ketë te “Rithemelimi”. Rilindja është një organizatë fitimprurëse e cila bazohet në kapjen e anëtarëve nëpërmjet përfitimeve, abuzimeve, milionave dhe pronave të vjedhura. Thelbi i saj është njësoj si i Mafies italiane, “Omerta”. Heshtje përndryshe groposesh edhe më keq dhe nuk të mbetet asnjë pasuri, qoftë edhe për familjen. Dhe “Omerta” qepja e gojës funksionon te “Rilindja” deri edhe te pjesëtarët e shumtë të saj që kanë përfunduar në burg. Por “Rilindja” është vetëm 5% e Partisë Socialiste edhe pse po i vë vulën e turpit historik të korrupsionit, gjithë socialistëve. PS është një parti e pushtuar. Dhe për t’ju përgjigjur pyetjes suaj: Po në PS mes socialistëve që nga grabitja miliardëshe e “Rilindjes” përfitojnë vetëm turpin publik, ka një Revoltë të jashtëzakonshme.
Edhe pse e heshtur publikisht, ajo ekziston aty si një minë me sahat. Ndaj dhe Rama ka zbritur në bazë ti qetësojë dhe “sqarojë”. Por nuk besoj se do ti mashtrojë prapë duke ju marrë socialistën votën që e mban në pushtet, kurse “rilindasve” që nuk kanë lidhje organike dhe tradicionale me PS, ju jep “tortën”. Besoj se kjo revoltë e heshtur e socialistëve u shpreh qartë në zgjedhjet e kaluara për 5 bashki, nëpërmjet bojkotimit masiv të votimit. Vetëm 18.7% ishte pjesëmarrja, kurse Vlora “socialiste” ku Rama është edhe vetë deputet ishte mesazh i qartë dhe i frikshëm për “Rilindjen”, pjesëmarrja totale ishte vetëm 12.5%!
-Daljet kritike të Elisa Spiropali dhe Erion Braçe janë thjesht sinjale pakënaqësie apo tregojnë një përçarje më të thellë që mund të shpërthejë brenda Partisë Socialiste?
Nuk ka shenja për ndonjë “revolucion” brenda PS që të trondit lidershipin, siç ishte lëvizja “Katharsisi” e Fatos Nanos, në Dhjetor 2001. Siç e thashë më herët, Rilindja e ka pushtuar atë parti dhe sa të jetë në pushtet, aty nuk pipëtin dot kush publikisht apo në mbledhjet ku Rama sillet si diktator dhe rrethohet me të “fortë”. PS-në e shpëton vetëm dalja në opozitë, dalja e organizatës “Rilindja” para drejtësisë dhe distancimi prerë prej saj. Fiks e njëjta gjë mund të thuhet edhe për “Rithemelimin” dhe PD. Rilindja dhe Rithemelimi janë nën hetim nga SPAK dhe të izoluara nga perëndimi, PS dhe PD jo! Për sa i përket “revoltave” të Elisa Spiropalit dhe Erion Braçes, ato janë simptomat e para të bërjes publike të degradimit të një lidershipi që funksionon si Lider Suprem. Për herë të parë po dëgjojmë nga eksponentë të rëndësishëm, se PS paska edhe Statut, se Lideri Suprem ka instaluar një autokraci të frikshme brenda partisë, duke i nxjerrë ministrat, kryetarët e bashkive, drejtorët, kryetarët e degëve të partisë nga kapelja e tij, njësoj si ata mashtruesit në Cirk që nxjerrin lepuj! Pavarësisht të gjithave, Spiropali dhe Braçe me dashje apo padashje, për pakënaqësi personale apo jo, po e ngrenë gishtin drejt “mbretit” që është vetëshfaqur madhështor, por në fakt është culluk!
-Ndërkohë të ndalemi pak tek Partia Demokratike. Çfarë po ndodh realisht brenda PD-së? A është kjo një parti funksionale apo një strukturë e kontrolluar totalisht nga Sali Berisha?
Tani po më detyron që të bëjë “opozitën e opozitës” (Qesh). Shpesh akuzohemi se pse merremi me PD-në e Berishës. Njësoj si kur të thonë, mos u merr me budallanë e lagjes se ai është i papërgjegjshëm për ato që bën. Dhe këtu nis problemi, tragjedia dhe fatkeqësia, tashmë jo vetëm për PD-në dhe demokratët, por për Shqipërinë. Sali Berisha nuk është “budallai i lagjes”, përkundrazi. Ai është “mafiozi i lagjes” i dekonspiruar dhe i vendosur në rrezik për trashëgiminë e tij politike 35 vjeçare, pasurinë familjare dhe të rrethit të ngushtë dhe të fatit të tij penal. Kjo është arsyeja pse ai nisi “Rithemelimin”, kapi e bleu lidershipin e PD me çdo mjet ekstraligjor dhe jodemokratik, me investim të madh financiar dhe padyshim me ndihmën decizive të Ramës, por edhe të militantëve që më shumë duan Liderin Suprem se PD-në dhe rikthimin e saj në pushtet. Aktualisht Berisha paraqitet 2 herë në muaj në SPAK, i ka nisur gjyqi për korrupsion, vazhdon “non-grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe, i izoluar nga Europa dhe prapë ai është “Lideri i opozitës” që po “goditet” politikisht. Kur goditesh politikisht nga drejtësia, shkon dhe kërkon azil politik në vendet demokratike perëndimore, nuk mban peng partinë, futesh në parlament, bashkon votat me regjimin kur të intereson dhe po nën këtë regjim shton pasuritë e familjes dhe rrethit tënd, njësoj, (mos më shumë), se kur ishe në pushtet.
PD dhe demokratët nuk janë as “nongrata” dhe as kanë punë me SPAK. Këtë hall e ka vetëm Berisha dhe ca kokrra që mbajnë peng partinë. Ndaj në funksion të çështjeve të tij me drejtësinë, ja rrëmbeu partinë lidershipit të Bashës i cili në 2021 nuk e riktheu PD në pushtet vetëm për 30 mijë vota, pa llogaritur 80 mijë të pavlefshmet dhe rolin e krimit në Durrës, Elbasan dhe Shkodër, të vërtetuara këto nga SPAK. Në zgjedhjet e fundit Berisha e çoi 30-mijëshen në afro 300 mijë dhe nuk dihet ku do ta katandisë në zgjedhjet e ardhshme. Berisha është e vetmja alibi që i ka mbetur Ramës për të fituar kohë. Të dy si anë të së njëjtës monedhë kanë kapur Sistemin që në vitin 2008. Kanë kapur partitë kryesore në vend, sistemin ekonomik nëpërmjet oligarkëve, mediet dhe analistët kryesorë të përbashkët, nuk lejojnë alternativa as në skenën e partive, as brenda forcave të tyre. Duken të fortë por loja ju është dekonspiruar. Po degradojnë njëkohësisht dhe po njëkohësisht, do rrëzohen. Pas shumë dekadash, në librat e historisë berishizmi dhe “Rithemelimi” do cilësohen si haxhiqamilizmi i dytë i kohëve moderne, kurse ramizmi dhe “Rilindja”, si e para organizatë mafioze në botë që ka qëndruar kaq gjatë në pushtet me “votë” dhe me ndihmën e “opozitës”. Të dyja këto organizata do mbajnë edhe vulën e antishqiptarizmit. Kurse PD dhe PS të çliruara prej tyre, do jenë forca të mëdha vetëm kur të distancohen prej tyre.
-Are the expulsions and departures of figures like Ervin Salianji and others a political purge or a sign of weakness and fear of competition within the party?
We cannot talk about fear and danger for the owner of the “Shpk” named “Rithemelim”, since the DP has been suffocated. If we are realistic, Salianji cannot pose a danger to Berisha, since the latter knows that he has not returned for the DP and its return to power, but to use it as a bunker against justice and international isolation. The only concern that Berisha has is how the investigation of January 21, the family's wealth, etc. is going. Berisha's only mission is to curb SPAK&GJKKO and at this point, Edi Rama has already openly joined him. This is the real battle in Albanian transition politics. On the other hand, Salianji or Alesia Balliu know that even if they are allowed to compete, they cannot defeat the Supreme Leader in a shrunken structure of loyalists. But they are doing him a favor: They are "provoking" the king to stop pretending to be "great and legendary", but simply a scoundrel of justice and internationalism!
-Why isn't a strong figure emerging to openly challenge Sali Berisha? Is this because of the control he has over the party or a lack of real leaders in the DP?
The DP is experiencing the phenomenon of slaves in Plato's cave where Berisha has put them. They are in a world of shadows that they know to be true. When they emerge from the cave of Berisha's "Refoundation" under the sun and enter reality, I am convinced that the DP will return to being a great party, of Albanians and pro-Western. Under these conditions, that is, liberated from Berisha, there is only one path for the DP, a plebiscite-style overthrow of the "Renaissance" organization in the first elections to be held.
-If you were to summarize Albanian politics today in one sentence: are we facing a system that is being shaken from within or simply a rotation of conflicts controlled by the same Rama-Berisha actors?
We are in the phase that is getting "even worse" to start getting better. The process of degradation of the Rama-Berisha system is moving quickly. They are anti-historical and disgusted by the majority of Albanians. They only hold on because they have usurped the stage and are keeping the country in a waltz that seems to never end. On the other hand, they are facing the hatred of the majority of Albanians, SPAK&GJKKO strongly supported by the USA&EU. But they will not give up easily. They have billions of looted money at their disposal, most of the media and still many "neighborhood idiots" who follow them. A minority but who make noise on social networks as the "majority". In any case, we are experiencing a final war. Either the new justice created to eliminate this corrupt political class will win, or what Rama-Berisha has represented in these 35 years will win. If the latter happens, then let's get ready for another even more painful and tragic transition, for honest Albanians!
Happening now...
ideas
Silence as a policy and fear as a system
Is Spiropali a "Magyar", facing the autocrat Rama?!
American Libra!
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128