Protestat studentore në Tiranë, reagon PPE: Dhuna nuk ka vend në demokraci, zëri i të rinjve duhet të dëgjohet
Partia Popullore Evropiane, PPE ka reaguar lidhur me protestat dhe zhvillimet e fundit në Shqipëri, duke bërë thirrje për respektimin e standardeve demokratike, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit. Në reagim theksohet se dhuna nuk ka vend në demokraci teksa shtoi se e drejta e qytetarëve për të protestuar në mënyrë paqësore duhet të respektohet plotësisht.
Më tej në reagim theksohet se çdo dhunë e paligjshme dhe sulmet ndaj pronës apo integritetit personal nuk kanë vend në një shoqëri demokratike.
“E drejta për protestë paqësore duhet të respektohet plotësisht. Çdo pretendim për përdorim të tepruar, të paligjshëm dhe joproporcional të forcës duhet të hetohet menjëherë, në mënyrë të plotë dhe të pavarur; organet e zbatimit të ligjit duhet të veprojnë gjithmonë në mënyrë proporcionale.
E ardhmja e Shqipërisë qëndron në një rrugëtim demokratik, të begatë dhe evropian, me një qeveri që mban përgjegjësi, sundim të ligjit, luftë kundër korrupsionit dhe një të ardhme plot mundësi brenda vendit.
Çdo dhunë e paligjshme dhe sulm nga cilado palë – veçanërisht ato që prekin pronën dhe integritetin personal – nuk kanë vend në një demokraci; tensionet aktuale duhet të trajtohen përmes dialogut, uljes së tensioneve dhe angazhimit demokratik.
Zëri i të rinjve duhet të dëgjohet dhe e drejta e tyre për të protestuar në mënyrë paqësore duhet të mbrohet”, shkruhet në reagimin e PPE.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
