Protestuesit kanë mbi 4 muaj që thërrasin, "Rama në burg, Berisha në burg", kreu i PD: Kur të vij në pushtet, do ti dekoroj!

2026-10-20 21:41:42 / POLITIKË ALFA PRESS
Protestuesit kanë mbi 4 muaj që thërrasin, "Rama në

Kreu i PD, Sali Berisha, i cili në mënyrë epike bën sikur nuk kupton se çfarë kërkon Protesta prej më shumë se 4 muajve në shesh dhe rruge, ka habitur me premtimin e fundit. Ai tha se kur PD të vijë në pushtet, çdo protestues do dekorohet dhe do dëmshpërblehet 100 përqind!

Sali Berisha: Sikundër dua të garantoj studentët dhe qytetarët se për çdo lloj dënimi që ata marrin sot, do të dëmshpërblehen 100% nga Partia Demokratike nesër pasi të përcjellim këtë kufomë politike. 

Do të dekorohen për qëndresën e tyre, do marrin vlerësimin që meritojnë. 

Ndaj dhe, se del e thotë se nuk do u paguaj, nuk do dilni jashtë shtetit, do bëjmë këtë e atë, marrëzirat e tij si një njeri i rrjedhur që nuk di se çfarë flet, por u them studentëve dhe të rinjve, se çdo lloj sanksioni që të shpallë do jetë zero, përkundrazi, do dëmshpërbleheni për atë që keni sakrifikuar. 

Po, do të ndëshkohen mercenarët që vishen për të mbrojtur një monstër për të qëndruar kundër popullit të vet. 

Së fundmi, çdo protestues, ne kemi shpallur parimin, ne bëjmë gjithçka për mbrojtjen e tyre. Ka shërbim falas avokatie, denoncimesh dhe gjithçka tjetër. 

Është hapur një faqe për keqtrajtimet dhe shkeljet e të drejtave. 

Do hapet një faqe për plagët që mund të marrin, por dhe mjekime mund të gjejnë këtu. Do të krijohet një pikë mjekimi. 

Kemi ne kapacitetet, mjekë dhe infermierë, sepse ka prej tyre që nuk duan të shkojnë në qendra shtetërore, natyrisht që rastet e komplikuara ne do i çojmë, ta dinë sepse ne jemi për shëndetin e tyre, por për gjëra të vogla do mund të përballohen nga një grup i vogël mjekësh e infermierësh të rinj këtu. 

Shtëpia e Partisë Demokratike është shtëpia e protestuesve. E hapur për ta plotësisht dhe në çdo rrethanë. 

Dhunimi që i bëri policia tregoi fytyrën e vërtetë, por në mënyrë absolute çdo i mitur do ketë mbrojtjen e Partisë Demokratike, sepse kjo mbrojtje i garantohet atij nga Kushtetuta dhe ligjet. 

Kjo që po ndodh me të miturit, kjo tejkalon të gjitha praktikat staliniste dhe naziste të kohërave më të zeza.

Po ndodh...