Atentati në Tiranë, zbulohet identiteti i viktimës

2026-10-20 21:36:00 / AKTUALITET ALFA PRESS
Atentati në Tiranë, zbulohet identiteti i viktimës

 

Një 46-vjeçar, i identifikuar si Ismet Habili, është gjetur i vdekur nga të shtënat me armë zjarri në një automjet, në rrugën “Mihal Popi”, në zonën e Vasil Shantos, në Tiranë.

Paraprakisht, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje, por ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes.

“Më datë 20.10.2026, rreth orës 20:20, në Sallën Operative është marrë njoftim për një automjet të aksidentuar në rrugën “Mihal Popi”, në bllokun “1 Maji”.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë konstatuar brenda automjetit tip “Volvo”, shtetasin I. H., pa shenja jete, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.“, njofton policia.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Po ndodh...