Pispili me qumësht dhe presh

2023-06-05 07:46:37 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Pispili me qumësht dhe presh

Përbërësit

130g miell misri i imët ose polenta

130g miell

1 lugë e gjysmë çaji me kripë

1 lugë çaji me sodë buke

1 lugë gjelle me fryrës brumi

120g gjalpë i zbutur në temperaturë ambienti

3-4 lugë gjelle me salcë kosi

2 vezë

1 gotë e gjysmë me qumësht

2 gota uji me presh të prerë në rrota

3-4 lugë gjelle me djathë të bardhë të thërrmuar .

Përgatitja

Si fillim të ngrohni furrën në 200 gradë.

Merrni një tavë dhe lyejeni mirë me vaj ulliri ose gjalpë të zbutur.

Pasi ta keni shpëlarë mirë preshin me ujë të bollshëm, pritini në rrathë sa më të hollë.

Merrni një tas të madh dhe hidhni aty miellin, polentën, kripë, dhe sodën e bukës dhe fryrësin e brumit.

Ndërsa në një tas më vete rrihni gjalpin me vezët dhe salcën e kosit.

Në fund shtoni edhe qumështin dhe përzjejini derisa masa të jetë shndërruar në një krem të plotë.

Më pas shtoni edhe preshin e prerë në feta dhe djathin, sigurohuni që ta përzjejeni sa brumi të jetë i njëtrajtshëm. Kalojeni tek tava e lyer me gjalpë dhe futeni në furrë për t’u pjekur për 35 minuta ose derisa sipërfaqja e pispilisë të ketë marrë ngjyrë të artë.

 

ideas

Alfa recipes

services

  • POLICE129
  • STREET POLICE126
  • AMBULANCE112
  • FIREFIGHTER128