Nga

2026-03-14 21:33:16 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Nga

Të gjithë e mbajmë mend si djaloshin e vogël dhe tejet simpatik që “vodhi” zemrat e publikut shqiptar përkrah Adrian Gaxhës me hitin e padiskutueshëm “Ngjyra e kuqe”.

Por, vitet kanë fluturuar dhe jeta e Florianit sot nuk ngjan aspak me atë që shihnim dikur në ekran.

Larg zhurmës mediatike, dritave të skenës dhe vëmendjes publike, ish-artisti i njohur ka zgjedhur të ndërtojë jetën e tij në privatësi të plotë. Dhe pikërisht në këtë heshtje mediatike, ai ka hedhur hapat më të rëndësishëm: ka krijuar familjen e tij dhe është bërë baba plot dy herë!

Gëzimi i tij i parë ishte ardhja në jetë e vajzës, të cilën e kanë pagëzuar me emrin e bukur Ajla. Ndërsa në nëntor të vitit të kaluar, portreti i tyre familjar u plotësua edhe më tej me ardhjen e një djali.

Ky zhvillim ka kaluar thuajse në heshtje, duke reflektuar dëshirën e tij për të mbajtur të shenjtë dhe të pacenuar jetën personale.

Ky lajm i ëmbël ka surprizuar shumë nga fansat e tij të dikurshëm. Kujtojmë se Floriani ka kohë që është shkëputur nga muzika, me projektin e tij të fundit që daton rreth 3 vite e gjysmë më parë.

Duket se për të, “hiti” më i madh dhe prioriteti absolut tashmë është përkushtimi ndaj familjes dhe shijimi i rolit si prind.

Happening now...

ideas