Frikë në Vlorë, portieri i Elbasanit pëson dëmtim horror dhe dërgohet me urgjencë në spital

2026-03-14 20:07:47 / SPORT ALFA PRESS

Frikë në Vlorë, portieri i Elbasanit pëson dëmtim

Ndeshja midis Flamurtarit dhe Elbasanit u ndal për rreth 13 minuta pas një përplasjeje mes portierit çek, Martin Janaček, dhe lojtarit Erald Maksuti. Pas incidentit, Janaček u zëvendësua dhe u dërgua menjëherë në spital për kontrolle mjekësore.

Ndeshja qëndroi e ndërprerë nga minuta e 69-të deri në të 82-tën, ndërsa ardhja e ambulancës së dytë vonoi rifillimin e takimit.

Klevi Totoshi mori vendin e Janaček te Elbasani, duke shfaqur një performancë heroike në ato minuta të lojës, duke pritur dy penallti të Herald Markut.

Në fund, rezultati mbeti 1-2 në favor të Elbasanit, që me këtë fitore synon të ngjitet pranë Vllaznisë në krye të renditjes së Superligës.



Happening now...