‘Ouu, vishu se na mbyte’! Luizi nuk ‘reziston’ ndaj Jorit

2023-03-31 11:27:16 / SHOWBIZ ALFA PRESS

‘Ouu, vishu se na mbyte’! Luizi nuk ‘reziston’ ndaj

Reagimet e këngëtarit në BBV para modeles bukuroshe Jori po komentohen shumë në rrjet. Për lojë ose jo, Luizi Ejlli është shprehur: O nënë (nis të freskohet me kapele)! Avash avash, ke kohën tënde, do vish dhe këtej te juria pak?

Jori afrohet afër tij. Luizi: Ouu, ouuu

Olta: Më fal pse ndalove vetëm te Luizi? Jam unë kryetarja e jurisë.

Pas sfilatës dyshja kanë kërcyer bashkë dhe Luizi i ka thënë: Vishu se na mbyte!

Nga një pjesë e madhe e komentuesve fjalët e Luizit janë parë si flirt ndaj Jorit, mirëpo të tjerët mendojnë se i ka thënë vetëm për show-n. Në “Big Brother VIP” së fundmi është mbajtur “Miss & Mister Big Brother”.

Happening now...