Shqipëria dhe Kosova bashkojnë eksperiencat në kërkim-shpëtimin me litar
Në një kohë kur emergjencat dhe fatkeqësitë e ndryshme vënë në provë kapacitetet e ndërhyrjes, ekipet e kërkim-shpëtimit po synojnë të rrisin gatishmërinë dhe aftësitë për të përballuar situatat kritike. Në këtë kuadër, ekipet e Shqipërisë dhe Kosovës zhvilluan një stërvitje të përbashkët në zonën e Krrabës.
Në fokus ishte kërkim-shpëtimi me litar dhe shkëmbimi i përvojave mes dy shërbimeve. Ky është trajnimi i dytë mes dy shoqatave, pas atij të zhvilluar një muaj më parë në Kosovë, por i pari që organizohet në territorin shqiptar.
“Jemi në stërvitjen e dytë të radhës mes shoqatave të Kosovës dhe Shqipërisë. Ky trajnim synon bashkimin e njohurive në kërkim-shpëtimin me litar. Shumë shpejt do të vijojmë me trajnimet e radhës, të cilat do t’i zhvillojmë së bashku”, tha Mentor Maloku, kryetar i Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit të Kosovës
Stërvitja në Shqipëri zhvillohet në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit mes dy shoqatave, e cila parashikon trajnime të përbashkëta dhe rritjen e kapaciteteve për ndërhyrje në situata emergjente.
“Në bazë të marrëveshjes që kemi me Shoqatën e Kërkim-Shpëtimit të Kosovës, kjo është stërvitja e parë që zhvillohet në Shqipëri. Ajo vjen pas stërvitjes së parë të zhvilluar në Kosovë dhe e pamë të arsyeshme të organizonim një të tillë edhe në Shqipëri. Besoj se këto lloj shërbimesh janë shumë të nevojshme”, tha Blerim Çeka, zëvendëskryetar i Kërkim-Shpëtimit Malor Shqiptar.
Kërkim-Shpëtimi Malor Shqiptar është krijuar rreth tre vite më parë dhe aktualisht ka tetë grupe, me shtrirje në pothuajse të gjitha prefekturat e vendit. Përtej trajnimit, ky bashkëpunim synon të ndërtojë një kapacitet më të madh reagimi në të dy vendet, në mënyrë që në situata kritike, ekipet të jenë të përgatitura për të ndërhyrë në kohë dhe në mënyrë të koordinuar.
Po ndodh...
Berisha, Rama's "Trojan Horse" for Albanians who don't love him
ide
Why has Rama lost power?
Atdheu pa semaforë
History cannot repeat itself!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
