Aksident në aksin Qafë Plloçë-Qukës, përplasen dy automjete, lëndohet një grua

2026-11-09 19:21:00 / AKTUALITET ALFA PRESS
Aksident në aksin Qafë Plloçë-Qukës, përplasen

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të hënë në fshatin Karkavec, në aksin e ri Qafë Plloçë–Qukës. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa si pasojë ka mbetur e plagosur një grua.

E plagosura, e identifikuar si Xhire Xhafer Korriku, është transportuar në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë përfshirë një automjet tip “Skoda”, me targa greke KNZ 7418, që drejtohej nga Liman Dapeshi, me origjinë nga Greqia, dhe një automjet tip “Benz”, me targa AB 150 DL, që drejtohej nga Lorenc Denas.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e plota të përplasjes. Policia pritet të kryejë veprimet hetimore për të zbardhur dinamikën e aksidentit.

 

 

Po ndodh...