Cristiano Ronaldo bëhet me trajner të ri, Al Nasr prezanton pasardhësin e Piolit

2025-07-14 22:33:01 / SPORT ALFA PRESS

Cristiano Ronaldo bëhet me trajner të ri, Al Nasr prezanton

Dëshira e Cristiano Ronaldos është urdhër tek Al Nasr.

Dhe këtë radhë, dëshira e yllit portugez ishte që në këtë sezon të drejtohej nga një bashkëkombës i tij, pas dështimeve të njëpasnjëshme me emra të njohur në pankinë ku i fundit ishte Stefano Pioli.

Jorge Jesus është prezantuar sot si trajneri i ri i Al Nasr, me teknikun e njohur portugez i cili ka firmosur një kontratë njëvjeçare në drejtimin e klubit saudit.

Ai raportohet se ka qenë një kërkesë specifike e Ronaldos, e përfshirë mes atyre që bëri në momentin që firmosi rinovimin deri në vitin 2027.

Jesus do të ketë si detyrë të kthejë skuadrën te trofetë dhe sukseset, ashtu siç bëri në vitet e fundit në drejtimin e Al Hilal me të cilin fitoi gjithçka dy sezone më parë në futbollin saudit.

Ai u largua nga Al Hilal në fundin e sezonit për t’i bërë vend Simone Inzagit, por nuk ka vonuar të gjejë këtë marrëveshje të re me Al Nasr, falë ndërhyrjes së Ronaldos, të cilin ai do ta drejtojë për herë të parë në karrierë.

 

Happening now...