“Drama” në Budapest, finalja PSG – Arsenal shtyhet me penallti

Finalja e madhe e UEFA Champions League në “Puskas Arena” po dhuron emocione të jashtëzakonshme, ndërsa PSG dhe Arsenali nuk kanë arritur të ndajnë fituesin as pas kohës së rregullt dhe shtesës. Me rezultatin 1-1, gjithçka do të vendoset nga goditjet e penalltive.
Arsenali goditi i pari që në minutën e 6-të, kur Kai Havertz shtangu francezët me një goditje të fortë me të majtën, duke mposhtur Safonov. “Topçinjtë” ruajtën avantazhin për pjesën më të madhe të sfidës, falë organizimit të fortë në mbrojtje dhe disiplinës taktike.
PSG reagoi në pjesën e dytë dhe në minutën e 65-të gjeti golin e barazimit me Ousmane Dembele, i cili riktheu francezët në lojë dhe ndezi atmosferën në Budapest. Pas golit, të dyja skuadrat patën momentet e tyre, por pa arritur të gjejnë rrugën e rrjetës.
Koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1, ndërsa as 30 minutat shtesë nuk prodhuan golin vendimtar. Tensioni u rrit deri në sekondat e fundit, me rastet që munguan të konkretizoheshin dhe me të dyja ekipet që zgjodhën të mos rrezikonin gjithçka në minutat finale.
Tashmë trofeu më prestigjioz i futbollit europian për klube do të vendoset nga ruleta e penalltive, aty ku një gabim i vetëm mund të shkruajë historinë e kësaj finaleje spektakolare mes PSG-së dhe Arsenalit.
Happening now...
The "Renewal" Assembly...not to let go of the past!
ideas
Enver-Sali!
Idolaters and idolatry have nothing to do with democracy!
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128