Vrasjet me pagesë e tonelatat e drogës lënë në burg vëllain e Suel Çelës dhe krahun e djathtë të

Tentativat e vëllait të famëkeqit Suel Çela dhe krahut të djathtë të "Çapjave" për të fituar lirinë janë fundosur nga drejtësia shqiptare.
Burime për mediat bëjnë me dije se Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Mario Çelës dhe Sergej Hasanpapajt për të ndryshuar masën e sigurisë ndaj tyre.
Mësohet se vendimi që Çela dhe Hasanpapaj të vijojnë dënimin prapa hekruave është marrë në dhomë këshillimi nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Ilir Panda, Albana Boksi dhe Genti Shala.
Kujtojmë se mëngjesin e të premtes së 13 shkurtit të këtij viti, Mario Çela, 37 vjeç u ekstradua nga Belgjika në Shqipëri, me qëllim për tu përballur me drejtësinë shqiptare.
Procedura u realizua falë bashkëpunimit të ngushtë mes Interpol Tiranës dhe autoriteteve belge, duke finalizuar kërkesën e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Mario Çela është vëllai i Marjus Lulaj, i njohur si Suel Çela, kreu i një prej organizatave kriminale më të mëdha që vepronin nga Elbasani me shtrirje në Europë dhe Amerikën Latine.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa Gjykata e Posaçme i kishte caktuar më 22 nëntor 2024 masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Organizata kriminale”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Korrupsioni aktiv në sektorin privat”.
Arrestimi i tij në Belgjikë ishte pjesë e një operacioni më të gjerë të SPAK, ku u lëshuan 21 urdhër-arreste ndaj anëtarëve të dyshuar të organizatës kriminale, përfshirë ish-zyrtarë të Policisë së Shtetit dhe Gjykatës së Elbasanit.
Po ashtu dhe Sergej Hasanpapaj, i cili akuzohet për vrasjen e Bledar Muçës në janar të vitit 2022, u ekstradua nga Belgjika shkurtin e këtij viti.
Hasanpapaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi në vitin 2024, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë dhe e kryer në kuadër të organizatës kriminale, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ai akuzohet për përfshirje në atentatin ndaj Bledar Muçës, i ndodhur në mbrëmjen e 23 janarit 2022 në Aartselaar të Belgjikës. Muça u qëllua gjashtë herë pranë banesës së tij, teksa po kthehej në shtëpi. Trupi i pajetë u gjet nga banorë të zonës, të cilët njoftuan policinë pas të shtënave me armë zjarri. Hetimet e autoriteteve belge dyshuan që në fillim për një vrasje me porosi.
Fillimisht u raportua se viktima ishte shtetas britanik, bazuar në dokumentet që mbante me vete, por më pas u konfirmua se bëhej fjalë për shtetasin shqiptar Bledar Muça. Sipas të dhënave, ai lëvizte shpesh mes Anglisë, Holandës dhe Belgjikës dhe kishte precedentë penalë.
Happening now...
The hegemony of functional stupidity!
ideas
Enver-Sali!
Idolaters and idolatry have nothing to do with democracy!
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128