Protesta për Zvërnecin/ Policia Vlorë: Një shtetas ka pësuar dëmtime trupore pasi ka hyrë brenda kantierës, kallëzoi dy punonjës policie

2026-05-30 18:04:38 / AKTUALITET ALFA PRESS

Protesta për Zvërnecin/ Policia Vlorë: Një shtetas ka

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka reaguar në lidhje me tubimim e sotëm në zonën e Zvërnecit, në “Portonovë”, ku banorë të zonës kanë kundërshtuar projektin e "Zvërnec South Adriatic Development".

Sipas njoftimit, policia ka marrë masa për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë protestës, si dhe për mbrojtjen e pronës private në zonë.

Gjatë tubimit, situata është tensionuar dhe një pjesë e protestuesve kanë tentuar të dëmtojnë rrethimin e kantierit të ndërtimit. Në këto rrethana, një prej pjesëmarrësve, shtetasi E. S., ka hyrë me forcë brenda perimetrit të kantierit dhe është shoqëruar nga punonjës të sigurisë private.

Sipas policisë, gjatë shoqërimit nga stafi i sigurisë, shtetasi ka pësuar dëmtime trupore. Më pas, shërbimet e policisë kanë ndërhyrë duke e nxjerrë atë nga ambienti dhe e kanë shoqëruar në ambientet e DVP Vlorë, ku ka bërë kallëzim ndaj dy punonjësve të sigurisë.

Në vijim të veprimeve, janë proceduar penalisht dy punonjës të sigurisë private, si dhe 15 persona që kanë marrë pjesë në tubim, të dyshuar për veprime të dhunshme dhe dëmtim të rrethimit të kantierit.

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme ligjore.

Happening now...

ideas