Finalja e Champions League në “Puskas Arena” shkon në shtesë, PSG dhe Arsenal ndahen 1-1 pas 98 minutash dramë

2026-05-30 20:27:17 / SPORT ALFA PRESS

Finalja e Champions League në “Puskas Arena” shkon në

Finalja e madhe e UEFA Champions League mes PSG-së dhe Arsenalit në stadiumin “Puskas Arena” nuk ka prodhuar fitues në kohën e rregullt. Pas 98 minutash emocione, rivaliteti dhe tensioni, rezultati mbetet i barabartë 1-1, duke bërë që trofeu të vendoset në shtesë.

Arsenali e nisi në mënyrë perfekte sfidën dhe kaloi në avantazh që në minutën e 6-të. Kai Havertz shfrytëzoi një moment të mirë në zonë dhe me një goditje të fuqishme me të majtën mposhti portierin Safonov, duke i dhënë avantazhin “Topçinjve”.

Skuadra londineze administroi mirë epërsinë për pjesën më të madhe të ndeshjes, ndërsa PSG hasi vështirësi për të depërtuar në mbrojtjen e organizuar të anglezëve. Megjithatë, francezët gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 65-të, kur Ousmane Dembele finalizoi një aksion të bukur ofensiv dhe barazoi shifrat në 1-1.

Në minutat e mbetura, të dyja skuadrat krijuan raste për të gjetur golin e fitores, por mungoi saktësia para portës. Arbitri Daniel Siebert sinjalizoi fundin e kohës së rregullt në minutën e 90+8, duke konfirmuar se finalja do të vazhdojë me dy pjesë shtesë prej 15 minutash.

Tashmë gjithçka mbetet e hapur, ndërsa PSG dhe Arsenali do të luftojnë deri në sekondën e fundit për të ngritur trofeun më prestigjioz të futbollit europian për klube.

Happening now...

ideas