E kërkoi një vit më parë në skuadër, një tjetër shans për Kristjan Asllanin në Turqi?

Kristjan Asllani është zyrtarisht edhe një herë një futbollist i Interit, pasi Beshiktashi nuk ushtroi të drejtën e blerjes së kartonit të tij nga zikaltrit pas huazimit që nga janari. Por situata mund të ndryshojë përsëri e të ketë një prapakthehu për shkak të zhvillimeve të fundit.
Klubi turk ka gjetur akordin me trajnerin Vinçenco Italiano, i cili i dha lamtumirën Bolonjës pak ditë më parë. Ai ka udhëtuar sot drejt Turqisë dhe pritet të firmosë me klubin e qytetit të Stambollit. Dhe kjo është një mundësi e mirë për Asllanin, pasi trajneri e ka vlerësuar edhe më parë atë.
Në të kaluarën, Italiano ka kërkuar shërbimet e tij si në vitet te Fiorentina, ashtu edhe në sezonin e fundit të Bolonja, ku ai provoi disa herë të siguronte firmën e futbollistit të Kombëtares shqiptare, Transferimi i tij tashmë te Beshiktashi, mund t’i hapë rrugë një etape të dytë për Asllanin në klubin turk, ku ai vetë u shpreh se ishte ambientuar mjaft mirë.
Happening now...
ideas
The beautiful cry of protest against the Rama-Berisha establishment
An Albania WITHOUT RAMA, WITHOUT BERISHA!
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128