Inter përgatitet për pasuesin e Dumfris, shoku i Gjimshitit del në skenë si alternativë

2025-12-04 12:40:53 / SPORT ALFA PRESS

Inter përgatitet për pasuesin e Dumfris, shoku i Gjimshitit del

Inter po studion lëvizjet e mundshme në krahun e djathtë, pasi Denzel Dumfris mbetet shpesh i shqetësuar nga problemet fizike dhe gjithashtu është në shënjestër të disa klubeve europiane. Situata ka shtyrë drejtuesit zikaltër të kërkojnë një zëvendësues të mundshëm për merkaton e janarit. Emri më i nxehtë është Marko Palestra, lojtar i Atalantës që aktualisht luan i huazuar te Kaljari.

Performancat e tij kanë tërhequr vëmendjen e Interit, i cili ka ndjekur nga afër paraqitjet e mbrojtësit në ndeshjet e fundit, përfshirë sfidën kundër Juventusit. Palestra shihet si profil i duhur për të mbuluar krahun e djathtë, sidomos nëse Dumfris vazhdon të ketë periudha pa vazhdimësi.

Drejtuesit e klubit vlerësojnë energjinë dhe soliditetin e tij defensiv, ndërsa vendimi final pritet të merret me afrimin e merkatos së janarit

Happening now...