Klodian Duro rikthehet në pankinë pas 2 vitesh, prezantohet te klubi i ri

2025-06-23 17:36:28 / SPORT ALFA PRESS

Klodian Duro rikthehet në pankinë pas 2 vitesh, prezantohet te klubi i

Klodian Duro, një emër i njohur për publikun shqiptar, është gati për kapitullin e radhës në karrierën e tij si trajner.

Pas dy vitesh pauzë në futboll, ai rikthehet në bankinë, këtë herë në krye të Lirisë së Prizrenit.

Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë nga klubi prizrenas:

“Klodian Duro, mirësevjen te FC Liria

Një emër me peshë në futbollin shqiptar vjen në stolin tonë! Klodian Duro – ish-mesfushori legjendar i Kombëtares Shqiptare, me një karrierë të pasur si lojtar në Shqipëri, Turqi, Gjermani, Qipro, Austri – tani sjell përvojën e tij si trajner në Prizren.”

Pas eksperiencave si trajner te Kukësi, Feronikeli dhe Gjilani, Duro vjen te FC Liria me vizionin për ta ngritur skuadrën aty ku e meriton.

Prizrenasit sezonin e kaluar u ndalën në prag të ëndrrës për t’u rikthyer në Superligë, të eliminuar në gjysmëfinalen e “play-off”-it nga Vushtrria.

 

Happening now...

ideas