Perez paralajmëron goditjen e parë të madhe te Real Madridit: Do e publikojmë të enjten!

2026-06-03 23:41:46 / SPORT ALFA PRESS

Perez paralajmëron goditjen e parë të madhe te Real Madridit: Do

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka paralajmëruar ardhjen e një përforcimi të madh në merkaton e verës, duke rritur pritshmëritë e tifozëve madrilenë vetëm pak ditë para zgjedhjeve presidenciale të klubit, të planifikuara për më 7 qershor.

Në një intervistë për mediat spanjolle, Perez deklaroi se emri i blerjes së parë të rëndësishme do të bëhet publik të enjten, ndërsa spekulimet e fundit e lidhin Real Madridin me mbrojtësin e krahut të Interit, Denzel Dumfries.

Sipas raportimeve, klubi spanjoll është i gatshëm të paguajë klauzolën e lirimit prej 20 milionë eurosh për të siguruar shërbimet e futbollistit holandez.

“Do t’i mësoni emrat para së dielës. Njerëzit nuk kanë dyshime, sepse më njohin. Gjatë 23 viteve të mia si president kam ditur gjithmonë të krijoj entuziazëm. Kush më njeh, e di se lojtarët më të mirë do të jenë te Real Madridi dhe se ne do ta fitojmë sërish Ligën e Kampionëve”, deklaroi Perez.

Deklaratat e numrit një të klubit madrilen kanë shtuar zërat për një merkato ambicioze, me objektivin për të forcuar skuadrën dhe për ta rikthyer Real Madridin në majën e futbollit europian sezonin e ardhshëm.

Happening now...

ideas