Silvinjo nuk ka dilema, sot publikohet lista. Priten risi para Serbisë

Ditën e sotme, trajneri Silvinjo do të publikojë listën me futbollistët e grumbulluar për ndeshjen e 11 tetorit kundër Serbisë, si edhe për miqësoren që kuqezinjtë do të luajnë ndaj Jordanisë. Tekniku brazilian, do të flasë gjithashtu sot në orën 11:00 para mediave, ku edhe do të shpjegojë zgjedhjet që ka bërë për këtë listë, teksa pritet që të ketë edhe risi, si edhe mungesa të cilat tashmë janë të konfirmuara.
PROGRAMI- Kuqezinjtë do të nisin grumbullimin e tyre në Tiranë ditën e hënë, në datën 6 tetor, ku edhe do të nisin zyrtarisht përgatitjet për ndeshjen e 11 tetorit kundër Serbisë. Skuadra do të grumbullohet në Tiranë, teksa në “Shtëpinë e Futbollit”, do të zhvillojë seancat stërvitore dhe me shumë gjasa, një ditë para ndeshjes, kuqezinjtë do të udhëtojnë në drejtim të Serbisë, ku edhe do të zhvillojnë seancën e fundit stërvitore atje, për të pritur më pas ndeshjen.
MUNGESAT- Mungesat e sigurta të Kombëtares për këto dy takime, janë ato të Marash Kumbullës dhe Ardian Ismajlit. Të dy futbollistët, kanë pësuar dëmtime vetëm pak ditë më parë dhe në këtë mënyrë, do ta kenë të pamundur që të jenë me kuqezinjtë për ndeshjet e tetorit. Për fat të mirë, kuqezinjtë nuk kanë asnjë futbollist të penalizuar si shkak i kartonëve dhe ndaj Serbisë, të gjithë të tjerët do të jenë të gatshëm.
RISITË- Silvinjo pritet që të ftojë edhe sulmuesin shqiptar që aktivizohet në Angli, Anis Mehmetin, i cili po kalon një moment shumë të mirë në kampionatin anglez, ku edhe ka shënuar gola të shumtë duke qenë një nga më të dalluarit te skuadra e Bristolit. Një tjetër emër që mund të jetë në listën e kuqezinjve, është edhe ai i Nazmi Gripshit që luan për Astanën dhe po kalon gjithashtu një moment të mirë.
RIKUPERIMET- Në ndeshjet që kuqezinjtë zhvilluan në muajin shtator, disa lojtarë u detyruan të lënë grumbullim për shkak dëmtimi, ku mes tyre ishin Ylber Ramadani, Ernest Muçi, teksa Myrto Uzuni qëndroi deri në ndeshjen me Letoninë, por për shkak të dëmtimit nuk arriti të merrte minuta. Për fat të mirë, të 3 futbollistët janë rikuperuar dhe kanë marrë minuta me skuadrat e tyre, duke treguar se janë të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre në ndeshjen e 11 tetorit.
Happening now...
America may withdraw from Europe, but not from SPAK
ideas
Who is the Surrel Rabbit?
The two wrong paths of the opposition with the Ombudsman
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
