Sjellja josportive në “San Siro”, dy lojtarët e Milanit kryqëzohen pas penalltisë së humbur në minutën e 99-të

2026-01-09 15:14:49 / SPORT ALFA PRESS

Sjellja josportive në “San Siro”, dy lojtarët e Milanit

Milani barazoi 1 me 1 përballë Xhenoas. Kuqezinjtë mund ta kishin humbur takimin në “San Siro”, pasi Xhenoa pati mundësinë e artë për të shënuar me penallti në minutën e 99-të.

Dy lojtarë të Milanit janë kryqëzuar për sjelljen pas penalltisë së humbur, pikërisht Stahinja Pavloviç dhe Fikajo Tomori. Për të parin është quajtur sjellje josportive, që përfitoi nga momenti në VAR për të prishur pikën e penalltisë.

Tomori ndërkohë festoi para fytyrës së Stanciut, kur ky e dërgoi topin mbi traun e portës. Milani duhet të mjaftohej me vetëm 1 pikë, që megjithatë mbetet zhgënjim.



Happening now...