Hamza: Nëse shkojmë në zgjedhje, ligji për Specialen nis nga e para
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se qëndrimi i partisë së tij për miratimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara mbetet i pandryshuar, ndërsa ka paralajmëruar se në rast të shkuarjes së Kosovës në zgjedhje, procedura për këtë ligj do të duhet të nisë nga fillimi.
Hamza tha se PDK-ja ka zhvilluar takime me subjektet e tjera politike për të gjetur një zgjidhje, por sipas tij, diskutimet nuk mund të vijojnë pa një rezultat konkret. Ai theksoi se ligji duhet të miratohet në të dyja leximet për të pasur fuqi juridike.
Sipas tij, nëse procesi nuk përmbyllet dhe Kuvendi shpërndahet për t’i hapur rrugë zgjedhjeve, nisma nuk mund të vazhdojë aty ku ka mbetur, por duhet të paraqitet dhe të shqyrtohet sërish nga e para.
Hamza nënvizoi se PDK-ja e ka ngritur këtë çështje si pjesë të përgjegjësisë së saj politike dhe jo për të përfituar ndonjë post apo pozicion institucional. Ai gjithashtu vuri në pikëpyetje arsyet e zvarritjes së procesit, duke kujtuar se ligji mund të ishte votuar edhe më herët.
Duke folur për çështjen e presidentit, kreu i PDK-së tha se kjo temë duhet të trajtohet veçmas dhe të mos kushtëzohet me miratimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Hamza foli edhe për marrëveshjen me ish-gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Bekim Sejdiu, duke sqaruar se ajo nuk është një marrëveshje e PDK-së. Sipas tij, marrëveshja është bërë me LDK-në dhe nuk përfaqëson qëndrimin e partisë së tij.
Kryetari i PDK-së kritikoi gjithashtu zvarritjen e zgjidhjes për presidentin, duke thënë se Kosova prej 7 gushtit është përballur me pengesa në funksionimin institucional.
Sa i përket deklaratës politike për luftën e UÇK-së, Hamza tha se mbrojtja e luftës çlirimtare nuk mund të konsiderohet si përgjegjësi vetëm e PDK-së. Ai theksoi se lufta e UÇK-së dhe e popullit të Kosovës është një çështje që i përket të gjithë shoqërisë dhe subjekteve politike.
Në këtë kuadër, Hamza tha se edhe çështjet që lidhen me veteranët, dëshmorët dhe viktimat e luftës duhet të trajtohen si çështje të përbashkëta, pavarësisht përkatësisë politike.
Po ndodh...
Pasqyra ku nuk shihet asgjë
ide
Faik Konica, Njeriu-Histori dhe Historia-Njeri
Pse Rama nuk jep dorëheqjen?
Kurvat e vërteta të një shoqërie!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
