Alegoria e Platonit, “miti i shpellës” dhe 3 Marsi i demokratëve

1 Mars 2023, 11:13 / IDE NGA SIDI HASANAJ

Alegoria e Platonit, “miti i shpellës” dhe 3 Marsi i

Platoni në librin e tij “Republika” ka shkruar mbase një nga kryeveprat më të mëdha të njerëzimit, “Alegoria e Shpellës”.

Shkurtimisht historia është kjo: Disa njerëz lindin dhe jetojnë gjithë jetën e tyre në një shpellë, të burgosur me zinxhirë. Ata janë vendosur përball faqes së një shkëmbi ku nga pas hyn drita e Diellit, dhe shohin vetëm hijet që krijohen në errësirë.

Ata që i kanë burgosur, ju vendosin objekte të ndryshme në pozicion që drita ti reflektojë hijet në faqen e shkëmbit dhe të burgosurit, shohin vetëm ato pamje gjatë gjithë jetës së tyre. Pra shohin hijen e lules, të kafshëve, njëri tjetrit etj dhe besojnë se ashtu është realiteti, pra hija e lules është lulja.

Kurrë nuk kanë parë botën jashtë shpellës. Një ditë njëri prej të burgosurve, arrin të lirohet dhe del jashtë shpellës. Në fillim verbohet nga drita e Diellit, por më pas ambientohet dhe shikon për herë të parë Botën dhe jetën reale… mahnitet dhe nxiton të shpëtojë shokët.

Kthehet në Shpellë dhe ju tregon atyre atë çfarë pa, ngjyrat dhe dritat… jetën reale. Të burgosurit mendojnë se ai është çmendur dhe gënjen, se e vetmja botë është ajo e hijeve që ata njohin.

Ai tenton t`ju heq zinxhirët por ata e godasin… nuk e lejojnë që ai ti çlirojë. Atëherë ai ikën dhe i lë të vdesin në shpellë të burgosur. Pra ata nuk kishin qasjen dhe forcën filozofike që të çliroheshin nga Shpella (metafora). Është aq aktuale kjo alegori e Platonit, me situatën në PD dhe debatet mes demokratëve për 3 Marsin.

Kam dëgjuar ditët e fundit me dhjetëra “argumente” në emisione të ndryshme, nga analistë e politikanë pranë Berishës. Të gjithë kanë një bindje njësoj të ngjashme me të burgosurit e Shpellës:

“Ku ka realitet tjetër veçse Berishës në PD, ai është shumica, zemra, PD-ja e vërtet. Si do ja japësh PD pakicës Alibeaj?!”.

Fatkeqësisht janë të burgosur me zinxhirë në trurin e tyre dhe nuk njohin botë përveç hijeve, (Berishës). Cila shumicë është Berisha në PD?! Shumica që humbi me 1 Milion vota kundër në vitin 2013, në 1998-ën, apo në vitin 2002?!

Shumica që në vitin 2009 mbajti pushtetin falë të majtës, LSI?!

Apo shumica që nuk mbledh dot në protestë as 10 mijë veta, pavarësisht skandaleve të Ramës?!

Kur ka qenë Shumicë Berisha?!

Edhe në vitin 2005 erdhi në pushtet falë të majtës. Kujtojmë se Lufter Xhuveli bashkoi votat me PD dhe LSI garoi e vetme, duke ndarë vota e PS… Dhe e dini kush ka qenë justifikimi djallëzorë i Berishës për këtë minorancë të PD?!

“Epo e djathta është pakicë në Shqipëri, janë shumicë të majtët”. Gënjeshtër e madhe. Njësoj si gënjeshtrat që ju tregojnë skllavëruesit tuaj… hijet në faqen e shkëmbit, sikur Berisha është shumica në PD… vetëm e vetëm që të pasurohen nga pushteti i Berishës.

Ja pse Blendi Fevziu me shokë tenton të krijojë një realitet hije, sikur e djathta është Berisha dhe të tjerët janë të çmendur, të blerë pengje, etj. Ndaj Lulzim Basha e tha në 2021; “do kthehemi në bunker, (shpellë), apo do dalim në botën jashtë?”.

Sepse me Berishën ka vetëm një rrugë, të qëndrojmë në shpellë… ti ofrojmë Shqipërisë dhe votuesve të njëjtët emra dhe ofertë që i kemi ofruar në 92, në 96, në 2005 e deri në 2013… e madje edhe për fëmijët e atyre që kanë lindur po në shpellë.

 

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128