Revolucioni Sali Berisha në PD!

24 Shkurt 2023, 16:58 / IDE NGA SIDI HASANAJ

Revolucioni Sali Berisha në PD!

Që prej 9 shtatorit 2021, ku nisi dhe revolucioni Sali Berisha brenda PD, dinamikat e shumta të ditëve dhe muajve kanë sjell sot një metarmofozë të madhe të PD…partia tashmë ka ndryshuar rrënjësisht nga ajo PD e 2021.


Sot kemi një parti krejt tjetër në qëndrimet ideologjike, në qasjen e saj ndaj figurave kryesore politike në vend, ndaj sistemit politik, ekonomik, drejtësisë dhe aleateve ndërkombëtarë.

Sot PD, ( Foltorja), ka çimentuar edhe numrat e saj, forcën e saj protestuese dhe shifrat e saj në çdo sondazh të mundshëm. Protestë pas proteste, ajo po kthehet në një grusht të vogël njerëzish. Tashmë ajo ka konsoliduar fizionominë e saj, një parti aspak kombëtare por me numra qesharakë si parti lokale.

Protesta e djeshme, me mbi 30 vetë por me pak se 40, ishte protesta e 3-të rradhazi e këtij lloji qasharak…
Tashmë protestat masive të para 2021 janë një vegim i largët, që nuk kanë më lidhje me këtë parti sot.

Përtej numrave, PD sot ka dhe qëndrime të ndryshme nga ajo PD e 2021.
Edhe pse Ilir Metaj u thirr për 3 orë në bankën e SPAK për akuza të tmerrshme korrupsioni, një ditë më pas ai u ftua në protestën e PD dhe mbajti dhe fjalën në podium si aleati i madh i PD… pa asnjë kompleks, pa asnjë moral apo turp.

IM u thirr në SPAK me akuza të ngjashme me ato të Sali Berishës në vitin 2015, kur e akuzoi publikisht Metën se kishte shkuar si ministër i Jashtëm në Pragë për të negociuar bashkë me Kastriot Ismailajn, për interesa korruptive personale me drejtues të CEZ, i pa mandatuar nga qeveria Berisha.
Por sot Sali Berisha e quajti Metën mik të madh të PD dhe të tij. Akuzat e Sali Berishës së vitit 2015, Berisha i vitit 2023, i quajti gënjeshtra të shpifura të fabrikuara në PS, dhe SPAK-un; ‘Skapin e partisë’.

Sot PD mbron Ilir Metën për skandalin CEZ-DIA, për akuzat si spiun, për lobimet korruptive në SHBA në miliona dollarë, për floririn e Kërrabës… sot PD ka një kryetar djali i të cilit është vizitor periodik çdo javë në SPAK për akuza monstruoze korrupsioni…akuza evidente ama.
Tashmë PD ka një diskurs hostil lufte ndaj ligjit, gjykatave, prokurorive, drejtësisë dhe ambasadës amerikane.

Sali Berisha bën thirrje nga selia e PD, se Ilir Meta është i pafajshëm. Oligarkët Kastrati e Mane duhen mbrojtur nga sanksionet e Thesarit Amerikanë ndaj tyre, (madje arrin në qesharak sa i bën thirrje Kongresit Amerikan të hetojë gjobat e zyrtarëve Amerikan ndaj tyre), Gërdeci nuk ka egzistuar kurrë, vrasjet e 2 janarit janë në mendjen e Tan Hoxhës, etj, etj.

Ndërkohë revolucioni vazhdon, PD e drejtuar nga Berisha ka arritur të transformohet rrënjësisht nga ajo e 2021. Sot marshojnë drejt Ramës me 30 vetë të dh… por krenarë!

 

ide