“Do jem apo nuk do jem”, kjo është çështja
Monologu hamletjan i 1600 -ës “të rrosh apo mos rrosh” është dilema dramatike e jetës njërëzore kur gjendet në udhë pa krye: të zgjedhësh mes jetës a vdekjes (politike), të jetosh mes qendrueshmërisë së ideve apo pazarit me to, të gëzosh respektin e votuesve apo përbuzjes e tyre.
E mesa duket një pjesë e mirë e deputetvë të rithemelimit, pesha elektorale e të cilëve nuk rëndon, janë në hall nëse do të jenë apo jo deputetë më 2025-ën.
Dhe mbi këtë dilemë “dramatike” rrokullisen çdo ditë pa u skuqur dhe pa u zverdhur para qytetarëve, duke penguar qëllimisht ecurinë e proceseve jetike për qytetarët dhe vendin.
Sigurisht, këtë aksion e kanë në sinkron me mazhorancën pasi janë në të njëjtin hall të madh.
Prokuroria e Posaçme i ka shkuar tashmë në derë, ndaj sjellja e tyre është e kushtëzuar nga frika e drejtësisë.
Dhe mbrotja është pushteti!
Ndaj dhe kanë nisur një proces bllokues për komisionin e reformës zgjedhore.
Ndërkohë që Reforma Zgjedhore përbën një çështje jetike për demokracinë, këta, mazhoranca dhe rithemelimi bllokojnë procesin.
Për Partinë Demokratike të Shqipërisë, Reforma Zgjedhore përbën prioritet kryesor ndaj dhe propozimet e saj mbi listat e hapura, barazinë e votës, votimin elektronik dhe votën e emigrantëve kanë si qëllim që t’i garantohet qytetarëve shqiptarë një proces zgjedhor i lirë dhe i drejtë.
Duan apo nuk duan lista të hapura? Kjo është pyetja që shtrohet dhe kërkon zgjidhje!
Por mes jetës a vdekjes politike, me gropën e incerenatorëve të hapur dhe me sy e veshë nga McGonigal dhe lëmoshën për një mandat deputeti, Rama dhe Rithemelimi kërkojnë të marrin peng Reformën Zgjedhore.
Dilema hamletjane dramatike për këta palo politikanësh është kthyer në tragjiko-komike.
Pasi, do jenë apo nuk do jenë në pushtet dhe deputetë është çështja tyre por aspak e qytetarëve.
-
Invesrigimi/ Miliona € nga IPARD, peng i abuzimeve
7 Shkurt, 13:42 -
Paparashikueshmëria, prova e pavarësisë së drejtësisë
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128