Pas 1945 e deri më sot, nuk ka pasur as udhëheqës komunist e as antiamerikan, por hajdutë

1 Mars 2023, 12:31 / IDE NGA ALBAN DACI

Pas 1945 e deri më sot, nuk ka pasur as udhëheqës komunist e as

Nga ardhja në pushtet e Enver Hoxhës e deri tek liderit e viteve të tranzicionit, ka pasur dy tendenca për t'i diferencuar, në komunist e në perëndimor. Në fakt, sipas meje ky është një diferencim i gabuar dhe është përdorur, për ta justifikuar ose për ta mbajtur pushtetin.

Në fakt, nëse i analizojmë me gjakftohtësi gjërat, do të kuptojmë se as vetë Enver Hoxha nuk ishte komunist, por ai u gjet në anën e bllokut të ideologjisë komuniste që e përdori si nevojë për të qëndruar e mbajtur pushtetin. Enver Hoxha nuk bënte pjesë tek njerëzit që kishte një filozofi të theksuar komuniste, e po ashtu, nuk bënte pjesë tek ata persona që komunizmin e shihnin si orientim shpirtëror me binte e formim të tillë.

Ndryshe ishte rasti i Rusisë që pati një revolucion e që kishte mendimtarë që e zhvilluan këtë doktrinë, siç ishte Trocki apo Lenin.

Po ashtu, ndryshe ishte edhe rasti i Italisë ku komunizmi e socializmi erdhën si pasojë e një revolucioni social e për shkak të zhvillimit industrial, duke mundësuar ndarjen e punës, e po ashtu edhe nevojën për riorganizimin e punëtorëve në sindikata. Për shembull Italia kishte  një filozofie socialiste të përfaqësuar nga Gramsci, Togliatti, Neni e mjaft të tjerë. Partia e Punëtorëve dhe Partia Socialiste në Itali u themeluan në fundi e viteve 800 dhe për të marr një rol të rëndësishëm, për gjithë shekullin e 19.

Socializmi, Social-demokracia në Italia, Gjermani, Francë e më pas në Rusi ishin pasojë e revolucionit industrial dhe kalbjes së sistemeve të vjetra politike. Shqipëria nuk pati kurrë revolucion industrial, si një ndër vendet më të prapambetura edhe si pasojë e luftës së saj për ekzistencë dhe për shtetformim në fillimin e shekullit të 19.

Prandaj, kam bindjen se Enver Hoxha s'ka qenë kurrë as komunist e as socialist, por një diktator që ishte i dashuruar pas pushtetit dhe ishte i gatshëm të konvertohej në çdo gjë me qëllim për ta mbajtur atë.

Pas viteve '90, ndryshuan gjërat e Shqipëria duhet të ishte pjesë e bllokut të Perëndimit, sepse Bashkimi Sovjetik nuk i detyronte më të qëndronin me të, e as nuk i ndihmonte dot më për të ecur përpara. Kështu liderët e pas viteve' 90, ishin të doktrinuar si komunistë, por u detyruan të konvertoheshin në pro amerikan e në demokrat për dashurinë që kishin ndaj pushtetit.

Në këtë fakt ata nuk kishin asnjë lloj simpatie, as për SHBA e as për demokracinë, por ata si Enver Hoxha ishin të dashuruar marrëzisht pas pushtetit e për ta mbajtur atë, duhet të shtireshin si pro amerikan.

Në 32 vite në emër të demokracisë e të dashurisë pro amerikane u sollën në fakt si diktator, si komunist e antidemokratik. Çdo gjë që bën në 30 vjet ishte antiamerikane. Sapo lojërat e pozicioni i tyre nuk ishte më i privilegjuar me Amerikën, u kthyen sot në antiamerikan të betuar e jam i sigurt që nëse sot do të ishte Traktati i Varshavës, do të kishin shkuar menjëherë për t'u anëtarësuar e për tu bërë pjesë.

Pra, nga 1945 e deri më sot, në Shqipëri nuk ka pasur as komunistë e as demokratë, as pro rus e as pro amerikan, por shumë herë ka pasur hajdut e herë të tjera njerëz të dashuruar marrëzisht pas pushtetit, të gatshëm të bënin gjithçka për ta mbajtur atë.

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128