Revolucioni: Shumë fjalë për mos dhunë e aspak punë, ku është rezultati?

24 Shkurt 2023, 12:39 / IDE NGA BLERINA LLALLA

Revolucioni: Shumë fjalë për mos dhunë e aspak punë, ku

“Dhuna s’të çon askund. S’jemi të dhunshëm. S’duam dhunë”, e të tjera përkufizime si këto duket se po ngrenë një tjetër psikozë ndaj masës që kërkon ndryshim. Dhe më e keqja është se tashmë po duket si një justifikim për atë ndryshimin, të cilin nuk bëjmë dot. Edhe kurth, kuptohet.

Hynë me dhunë morën çelësat e një selie, nuk shpartallokeni dot portën, të merrni çelësat e një qeverie. Prandaj shumë zhurmë dhe teori, a ka burra? A e bën dot njeri revolucionin në Shqipëri?

Revolucioni të cilin po ta ngremë në fuqi shashke, del dyfish shashkë. I vëmë edhe një foni e dalim flasim plot teori për popull, politik e parti. Përse në protestë nuk lejohet të marrin skenën qytetarët e thjeshtë?!

 Përse të njëjtat figura rrotullojnë fjalimet aty në publik?!

Përse nuk ja latë një herë protestën dhe mikrofonin zërave të padëgjuar që vinë në shesh, që brohorasin dhe përplasin ato duar herë të hutuar e herë duke shpresuar. Atë revolucionin e të protestuarit paqësor e bënë që në kohën e protestave për armët kimike, teksa Braçja lante duart me sarinë. Tani është kohë për revolucion, R-evolucion, sepse është ndërprerë procesi i evolucionit natyror dhe social në çdo aspekt.

Të nderuarit zotit Sali i cili thotë se dhuna nuk të çon askund do t’i thosha; ne nuk kemi folur për dhunë fizike, ajo është hapi i fundit. Por ekziston ajo formë më e keqe e dhunës, presioni, që ndaj shqiptarit është ushtruar në mënyrë të vazhduar, nga sistemi i shkuar dhe nga politika e 32-viteve, tashmë kaluar. Prandaj a mos ndoshta po bëhemi të gjithë pak të dhunshëm duke mos lejuar popullin të reagojë si do të shkarkojë, si do të shprehet, si do?!

 A mos po bëhet populli ynë një qendër dhune nga dhunuesi më i egër i masave që prej viteve ’90?. Nga kryeministri më i zi në histori, Edi Rama, dhuna e të cilit nuk njeh limit, që nga qasja në komunikimin publik duke ushtruar dhunë verbale mbi popullin e tij. Duke ushtruar dhunë nëpërmjet politikave e mafies së tij. Duke e venë popullin në pozicione të vështira, duke e detyruar të bëjë atë që do ai me hir e pa hir, tërthorazi e drejtpërsëdrejti. Duke i dhunuar në mënyrë institucionale shtetërore, politike, natën për ditë dhe ditën për natë. Dhe kësisoj dhuna më e madhe që ushtrohet në çdo sezon elektoral është ajo e natës ku të fortët thyejnë nofullat e konkurentëve, shantazhojnë, çelin grykët e thasëve me para, sepse duan fitoren dhe me gjak e me dajak.

Pra ne duhet të lejojmë që shteti, mafia e rrugaçëria të dhunojnë jetën, xhepin, lëkurën, shëndetin, dhe sigurinë tone, ndërsa ne duhet të rrimë të heshtur? A mos po shndërrohet populli në një qendër dhune nga dy polet e kundërta ku njëri shtyp e shtyn e tjetri thotë:- Ndal! Mos! Prit dhe pak!

A nuk është dhunë të frenosh reaksionin natyror të turmës e të frenosh mundësinë e të shprehurit ashtu siç dinë, ashtu siç duan? E po i fortë paska qenë shqiptari, i futur në mes si në torturat komuniste, në thes dhe dajak me duar e pa duar, prej disa pushtetarëve që janë ngjitur atje lart vetëm për të qethur e për të rruar. Kap ça të kapësh si kaçakët por aty mbi karrige presin rrëzime prej Amerike. Europa thotë ecni vetë, në anën tjetër kurthi i dhunshëm kundër teorive me dhunë, ka futur në ngërç miletin e bombarduar me turli-lloj e soj informacionesh, frekuencash, manipulimesh, shashkash e drejtimesh. Aq sa dhe busulla ju është çorientuar.

Prandaj kur flasim për dhunë themi që një nga format e saj është presioni. Ka prindër që fëmijëve u mësojnë po të goditën, goditi. Ka prindër që thonë jo, se dhuna s`të çon kurrkund. Kjo do të ishte ideale vetëm në kushte sociale të shëndetshme, por shoqëria jonë nuk është e shëndetshme sepse ka jetuar gjithmonë në kushtin e mbijetesës. Por ka edhe prindër që thonë, si të ta marrë mendja, mat, vlerëso e vepro. Një nga format e dhunës është ajo e presionit që vret më shumë se dhuna fizike ndonjëherë, ose gjithnjë, apo jo? Atëherë përballë një lideri përdhunues si Edi Rama, i cili është dhe ai fëmija kokderr, kapricioz, i pabindur, gdhe. Që nuk ha pyka, që nuk dëgjon, që nuk i bëhet vonë, por ka hipur atje lart në kryeministri dhe se lëshon karrigen dhe sikur flak të digjet kjo Shqipëri. Si ai fëmija kapricioz që miletin e sheh lodër dhe me të në mënyrë çnjerëzore loz, sepse s`di të lozë kuptohet, dhe prish çdo lodër, edhe ato erotiket se s`di çfarë është të luash me kënaqësi.

Se nuk di çfarë është respekti, kultura, mirësjellja, njerëzillëku. S’di norma, s’ka taban as si shejtan. Abuzues në çdo mili-centimetër të veprës së tij ngritur dhe në kate. Atëherë përballë një fëmije si ky, ç’do bënte një prind?! Do t’i fliste, do t’i fliste, e prapë ai s`do dëgjonte. Do provonte me të mirë me të bërtitur me të ulëritur, me presion, e pastaj për rreckash do ta kish dënuar në dhomën ose në vendin e caktuar. E nëse do ta vazhdonte sërish, do ta rehabilitonte diku për ndihmë të specializuar para se t’i vinte flakën shtëpisë. Një prind i ndërgjegjshëm nëse do ta dinte që kish bërë krim, vjedhje e mashtrim do ta dorëzonte vetë në duart e drejtësisë, pak absurde ju duket, por e kanë bërë në histori.

Prandaj kur merrni iniciativa për protesta duhet konsideruar formati psikik i liderit përballë, e që ta gjesh anën duhet të jesh special. Siç janë SËAT këtej me kriminelin, ose Forcat Speciale andej, që si pamë një herë të arrestojnë një figurë politike. T’ia gjesh do pika dhe e rrëzon, edhe flakë të ndizet Amerika. Përballë një lideri të dhunshëm nuk mund të rrish i tulatur, kjo më shumë do ta eksitonte, më shumë do t’ia shtonte fuqinë dhe ligësinë. Meqë prej shum faktorësh keni frikë e thoni, jo dhunë, atëherë uluni atje përpara dhe lëreni pa gjumë. Dhunë nuk keni pse ushtroni mbi individë, pasi atë e ka ushtruar Edvin Fatmir Sandër Blendi Rama.

Ti thuash NDAL një turme që do vrull, do të thotë të jesh ekzekutor! Rama me të vërtetë mund të presë acarimin e turmës për ta shfrytëzuar për baltosje teorike publike te forcave konkuruese politike, por- por, po t’i ulesh atje nat e ditë, pa çadër, pa luks dhe të mos kërkosh asgjë më shumë, asnjë marrëveshje tjetër mes qeverisë dhe popullit, por vetëm largimin e padiskutueshëm të tij, dhe të mos dorëzoheni deri në pikën e fundit, atëherë po mund të arrihet diçka.

Nëse vazhdon ndryshe, e thamë; dopio shashkë të gjithë bashkë. Ne nuk jemi as naivë as nuk duam gjak, se gjyshet thonë femrës ia jep natyra, ndërsa për burrat patën thënë, sakrifica s`ka arritje. Në vijim, mund të themi, ne s’jemi naivë, sepse s’jemi aq të zgjuar sa të nënshtrohemi, pasi jemi shumë më të zgjuar sa që s’mund të nënshtrohemi.

Po si mund të rrimë të qetë ndërkohë që me taksat tona ata në luks jetojnë dhe në shqiptarët varfërojmë. Jemi bërë më zi se në veprat ruse ku varfëria prodhonte vetëm prostitucion, krim, drogë. Po si thoni, “s`jemi të dhunshëm”, e në lajme ka vetëm dhunë, abuzim, vrasje, të zhdukur, prostitucion dhe përdhunime çdo ditë. Ku është mungesa e dhunës në jetën e përditshme të shqiptarit në mes te vitit 2023?!

Apo s`jemi të dhunshëm në protestë, pa le ta dhunojmë njëri tjetrin në shtëpi, komunitet, shoqëri, punë, administratë, rrugë, rrugicave të krimit. A kemi ne shqiptarët guxim të themi s’jemi të dhunshëm?!

Ne që kur argumentojmë, shajmë e fyejmë në mënyrë çnjerëzore, ne që dhe në emigrimin e epokës rilindase të pererrur po degradojmë imazhin e shqiptarit, me krim, drogë, përdhunime, vrasje si të prapambetur? Prandaj, na thoni si mund të rrimë të heshtur para sezonit të dajakut politik, presionit dhe persekutimit politik të mbarë popullit shqiptar nga forcat politike që mbështesin dhe na udhëheqin?

Ajo që duhet të kuptojnë të gjithë, është se nëse presim për një sakrificë nga liderët, ata mund të na sakrifikojnë në çdo kohë, siç dhe kanë bërë, prandaj do të ishte më mirë të bënim një sakrificë tonën!

Sa e kuptuan sakrificën që Edi Rama ja faturoi PD-së me 21-Janarin?. Ka qenë një individ që sot ha e pi si drejtor me partinë në pushtet i cili një ditë përpara protestës (E. X.) pati thënë; nesër Rama në protestë do ngrejë dorën për t’i thënë turmës qetësohu dhe në anën tjetër, do tu bëjë me shenjë si Juda nën tryezë, turruni!

Meqë e quajnë mjeshtër të mashtrimit. Vijat e protestës janë ndarë me kategori dhe pagesë. Pastaj ka qenë rasti i një zotërie nga Durrësi i cili pati deklaruar kërkesën e Taulant Ballës kundrejt tij, për të marrë pjesë në atë proteste kundrejt një pagese 25 mijë lekë të reja, në mos gaboj, sepse është lajm i vjetër. Ndërsa vazhdimi nuk është ashtu siç e shesin mediat, të cilat në para-fushatë kërkojnë të gjymtojnë akoma më shumë imazhet e konkurentëve. Ajo pjesë e popullit shqiptar militant duhet ta kuptojë, se ky ishte “Kurbani” që Edi Rama bëri bashkë me bashkëpunëtorët e tij për pushtetin që gëzon sot. Dhe më tej i bëri formalitetet familjeve, pasi i vrau ditën dhe i qau po ditën, i futi dhe nga një pllakat- memorial horizontal në bulevard, duke vulosur krimet si të arta.
E gjithë paria e PS-së ishte e përgatitur për atë që do të ndodhte në shesh, pagesat, skenarin e të gjitha. Po kush ishte ai që tradhtoi pushtetin e kohës për t’i lënë njollën. Atë vetëm të zgjuarit e gjejnë. Dhe jo shashkat mediatike dhe incizimet e të shiturve. A keni menduar ndonjëherë ndryshe?. A keni menduar ndonjëherë të gjitha alternativat e mundshme?. Ne po, deri në tre afro të sakta, dhe deri në shtatë të mundshme. Prandaj, dhe ai që i nxori u spostua, se duke menduar që do ngulte thikën te Saliu, mund të dilte papritur gjetiu. Por në momentet që flasim, nuk duhet të ngatërroni Partinë Demokratike si ideal, me Partinë Demokratike që po shqyejnë.

Gjithsesi t’i rikthehemi aktualitetit, dhe të shkojmë në të tashmen e paqartë, ku ujërat e turbullta i interesojnë çdokujt për të bërë lojën e tij. Ajo që duhet ndryshuar është vetë qasja ndaj protestës, që në aspektin logjistik deri në formën e aksionit. Rama ka frikë nga shumë gjëra, gjejini, mos e dini kaq të pamundshëm. Në anën tjetër pa presion psikologjik konsistent aty përpara Kryeministrisë, nuk keni për të arritur asgjë. Po largoni dhe njerëzit, të cilët e panë si formë të vetme luftën me pushtetin e korruptuar afrimin në skenë të Berishës, tani dhe kjo turmë po tkurret, sepse besonin deri diku tek çmenduria dhe guximi i dikurshëm i një Lideri që mblidhte njerëz dhe kishte ekspertizë për këto punë. Po tani?!

E kuptojmë që kurthi është vula administrative, ose vula biografike për dhunë. Por dhe diçka njerëz; nuk mund të lejoni më dhunën sistematike, persekutimin politik dhe shoqëror në të cilin po jetoni. Nuk ka më kategori të persekutuarish apo të përndjekurish politikë nga e shkuara, s’ju dallon asgjë në të tashmen.

Të persekutuar dhe të përndjekur politik jeni pa përjashtim, të majtë të djathë, kjo me të gjitha mekanizmat e pushtetit, ku po fole kundër partisë, edhe shoku të persekuton, ku po fole kundër të keqes apo liderit patronazhisti të përndjek e spiunon, ku aktivisti të detyron, ku vota bëhet kafshata që s`kapërdihet në çdo sezon. Ku liria cenohet, mirëqenia mohoet, ku shtrëngimi juaj deri në varfëri ka për qëllim t’ju devijojë në ushtrinë e zezë të mafies e korrupsionit.

Sa mund të jetohet kështu, pse të ankohemi atëherë, le ti shuajmë partitë dhe ti vëmë flakën Shqipërisë, ose ose le të shkojmë pas në kohën e princ Vidit, që mezi pranoi të vinte në Shqipëri, por këtë herë të marrim një tjetër të na prijë, deri sa ti saktësoni gjërat, dhe ti japim drejtim ndryshe. Sepse dhe hetimet nuk duhen filluar një këtu e një atje për të dhënë efektin domino të dëshiruar, fillohet nga dominoja e fundit, e tashmja për të dalë tek e para, që ndryshe mund të jetë dhe dominoja e fundit për të gjetur fillimin. Nuk ka mundësi më të madhe se sa kabineti aktual, ky 10-vjeçar që po lemë pas dhe rasti McGonigal për të filluar rrëzimin e të gjitha dominove. Prandaj as mos u gëzoni kur shihni një domino këtu e një atje, janë karrem.

Mbani mend, fillohet nga e tashmja në të shkuarën, imagjinojeni si një proces rikujtuese, invers, për të mos humbur detaje, ose si një seancë hipnoze. Prandaj dilni nga trullosja ku ju ka futur dhuna Rilindase, filloni procesin. Me vulë pa vulë, si në ball si në letër, një vlerë kanë në këtë bot e në çdo botë tjetër.

Tek e fundit le të bëjmë një kërkesë, ta bëjë Sali Berisha një sakrificë, meqenëse e do popullin shqiptar dhe thotë se i del Zot Shqipërisë. Në emër të gjithë këtyre viteve për çdo gjë që u ndërtua keq, dhe përballë të keqes që ka zënë Shqipërinë: A mund të sakrifikohesh dhe ta paguash ti faturën e rrëzimit të Ramës nga pushteti, atje në ring dhe të gjithë të ta dimë për nder?
Meqë çdo punë do babën në krye, mere dhe shoqëruesin me vete dhe dil e tunde sheshin, tunde bulevardin kryeministror, lufto për ne dhe shko i qetë pleqëro. Por do të ta dimë për nder që nxore në pension Ramën të paktën. A je gati të bësh sakrifica heroike?!

Sepse ajo që dimë është se ndodhemi përballë një ekstremisti në pushtet, i cili nuk mund të largohet ndryshe, pa presion pa këmbëngulje.

Ndodhemi përballë një fëmije kapricioz i cili pasi nuk e begenisën në samitin e sigurisë në Mynih, luan me panda nga Japonia. E me Pandat që janë Made in China duket sikur thotë, Anarki, Fashizëm, Monarki, kë doni?

E kjo punë mund të shkojë dhe me lojën: Kujt i bie 10-ta ësht e verteta, në qoftë se nuk besoni filloni numëroni! Mos ëndërron të bëjë Mbretërinë e Bashkuar të Ballkanit? Bëjmë shaka shejtan, se kjo është si me i’a fut me ball kazanit, (që ti e ke shumë qejf).

Jo çdo gjë është bardh e zi, mirë e ke zoti Ramë. E bardha e zeza janë tone, e të miksuara japin spektrin monokrom me qendër grinë. Por problem është që ngjyrat dhe ylberin e ka marrë tjetër komunitet, dhe për këtë do të të bëja dhuratë një Unicorn, por sja vlen të shpenzoj para për ty, le që ku të hyn gjë në sy ty, ti ke miliarda, you don’t care for toys, as kur janë Made in USA, të mjafton vetëm një shkarpë në dorë. Pjesa tjetër mbas Pandës e di vetë ti, dhe grisë çfarë vjen. Por si lider ece me këmbë nga perëndimi dhe koka tu këput nga lindja, të shkuara qafës.

Ndërsa qytetarët apo populli shohin të dyzuar çdo ndodhë, ju kujtoj, është koha të dilni të bashkuar.

Meqenëse dhe në filmat me heronj, edhe në kohën e partisë, nuk u censurua në filmin Skënderbeu pjesa, ku fjalët e mençura mbi tufën e shkarpës flisni për bashkim. Që aso kohe na e lanë shënim dhe ende s’kemi vënë mësim. Solla në mbyllje paragrafin nga filmi Gj. K. Skënderbeu meqenëse dhe avokatja Ramës shpatën fort e ngrehu në kuvendin e burrave që s`janë më. Një minutë heshtje, për çfarë lexove. Mos harroni o do ju sakrifikojnë, o do të sakrifikoni! Dhe sa?!

 

ide