EMRAT/ Cilët janë kandidatët e Enkelejd Alibeajt për zgjedhjet e 14 majit

24 Shkurt 2023, 11:17 / POLITIKË ALFA PRESS

EMRAT/ Cilët janë kandidatët e Enkelejd Alibeajt për

Teksa na ndajnë pak më shumë se dy muaj nga zgjedhjet lokale të 14 majit, Partia Demokratike vijon të jetë e përçarë dhe do të dalë me dy kandidatë në disa bashki të vendit.

Gazetari Ardit Hoxha tregoi emrat e kandidatëve të prezantuar deri më tani nga Enkelejd Alibeaj.

“Ndalemi te kandidatët që ka prezantuar deri më tani Partia Demokratike e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj. Fillojmë me Bashkinë e Mallakastrës, zoti Agron Kapllanaj, është kandidat i prezantuar. Ka qenë kryetar i kësaj bashkie në vitet 2015-2019. Më tej, Florian Qama në Poliçan dhe Ilirjan Koxhaj në Kuçovë, janë dy kandidatët e prezantuar deri në këto momente për qarkun e Beratit.

Një kandidat shumë i rëndësishëm për një bashki shumë të rëndësishme për të djathtët është Bilbil Bajraktari në Bashkinë e Kamzës. E njëjta situatë në Lezhë, ku është Sandër Marku i prezantuar nga zoti Alibeaj. 

Në Krujë është Sabah Sheta dhe në Dibër, Naim Gazidede. Te Bashkia e Kurbinit është Genc Doçi kandidat, në Dimal është Dritan Sula, njëkohësisht kryetari i degës. Pranvrea Rizaj është kandidatja e prezatuar për Bashkinë e Patosit, Klomentina Drini në Vaun e Dejës, Eriselda Çelaj në Fier dhe Bujar Vreto në Librazhd”, theksoi gazetari Hoxha.