Hipokrizia e deputetëve të Berishës. Në drekë bashkojnë votat me PS-në, në darkë protestojnë kundër Ramës

20 Shkurt 2024, 21:52 / IDE SHëNIM

Hipokrizia e deputetëve të Berishës. Në drekë
Që deputetët e grupimit të Sali Berishës janë në një aleancë hipokrite, kjo nuk është e panjohur.

Ashtu sikurse dihet që halli i tyre është të bëhen mburojë e Berishës ndaj SPAK-ut me shpresën se ai ose pasardhësi i tij në krye të grupimit do t’i vendosë në listën e deputetëve në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2025.

Hipokrizia e madhe, e bërë publike, së fundmi, nga BIRN është se ndërkohë në darkë protestonin kundër Edi Ramës përpara kryeministrisë, në drekë kishin bashkuar votat në Komisionin e Ligjeve për Ligjin e Amnistisë, duke paraqitur një amendament të deputetit Bledjon Nallbati, sipas të cilit edhe zyrtarët e dënuar nga Gjykata e Posaçme të përfitojnë ulje dënimi nga Amnistia Fiskale.

Pra, deputetët e Berishës futen në pazar me Edi Ramën jo për të përfituar nga amnistia demokratët apo qytetarët e thjeshtë që mbahen burgjeve ose janë në procese gjyqësore, për shkak të pjesëmarrjes nëpër protesta kundër qeverisë, por këta deputetë kanë hallin e Berishës apo të zyrtarëve të tjerë të korruptuar që janë dënuar nga Gjykata e Posaçme ose janë nën hetim nga SPAK për korrupsion.

Ky është një pazar i qartë i deputetëve të Berishës, të cilët bëjnë sikur zihen dhe sikur bllokojnë punimet e Komisioneve apo të Kuvendit, dhe kur vjen puna për të përfituar nga Aministia e zyrtarëve të dënuar për korrupsion, bashkojnë votat me Edi Ramën sikur të mos ketë ndodhur asgjë.

 

Po ndodh...