
“Sovranistët” rusofil

Me kohë kam vu re se shumë shqiptarë janë të lumtur që Rusia filloi pushtimin e Ukrainës. Në fillim qëndrimet e tyre ishin të ndrojtura, pastaj çdo ditë e më shumë filloi t’u dalë turpi. Tani përqeshin çdokënd që nuk mendon si ata. Ditët e fundit nuk e fshehin ekzaltimin se si Presidenti Donald Trump po tenton të kthejë timonin e nje superfuqie si SHBA kundër Ukrainës dhe Europës. Por kjo është tjetër temë.
Interesante është se të gjithë hiqen si të djathtë. Sigurisht ata mund të jenë, nuk po dyshoj, por çudia është se atyre nuk u bën fare përshtypje se deri tani aleatët e Putinit në këtë luftë të ndyrë janë Koreja e Veriut dhe Irani - të dyja vende fanatike, fetare dhe komuniste. Të dy këto vende po marrin pjesë në luftë me armë dhe me ushtarë.
Çudia tjetër është se të gjithë janë sovranista, por përsëri nuk skuqen fare nga fakti se Rusia sulmoi një shtet shtet të pavarur dhe sovran.
Ata janë krejt të pandjeshëm nga vuajtjet, vrasjet dhe shkatërrimet e një populli dhe vendi që po lufton për të mbrojtur vendin e vet. Por besojeni ose jo, ai popull prej tre vitesh po i bën ballë një prej ushtrive më të forta në planet, dhe akoma janë në këmbë. Tre vjet luftë dhe Rusia ka arritur të marrë vetëm 20 - 25 % të territorit.
Tani të kthehemi pak tek fakti i fundit, që sovranistëve tanë nuk u bën fare përshtypje. Imagjinoni për një moment sikur Serbia - motra e Rusisë - të bëjë të njëjtën gjë në Kosovë. Dhe me shumë gjasa do ta bëjë në rastin më të parë që do të ketë mundësi. Probaliteti që Serbia të sulmojë Kosovën - vitin dhe sidomos javët e fundit - është rritur në maksimum, veçanarisht nëse Donald Trump tërheq mbështetjen për Europën dhe Ukrainën. Fitorja e Rusisë në Ukrainë nuk është lajm i mirë për ne shqiptarët. Për Serbinë dhe armiqtë historik të shqiptarëve, është sihariq i madh.
Në përmbledhje - Rusia është një vend me synime të qarta për ta bërë Europën si kopshtin e qepëve. Rusia është një vend që prej më shumë se një shekulli ka shtypur popujt e perandorisë ruse, dhe ajo ishte dhe mbetet perandoria e së keqes. Rusia ishte një vend komunist dhe diktatorial. Aleatët e sotshëm të Rusisë janë Kina, Irani dhe Koreja e Veriut.
Fati ynë është i lidhur me Europën. Vetëm nëse ekziston Europa do të ekzistojë kombi shqiptar. Ne mund të rrojmë edhe nën sundimin serb ose rus - tek e fundit njerëz janë edhe ata - por aspiratat tona kombëtare do të shuheshin përjetë nën Rusi.
Tani si të doni, a t’ia fusim edhe një përqeshje popullit ukrainas që po lufton për lirinë e tij dhe jemi në rregull?
Slava Ukraina.
-
-
-
Marota kundër Auzilios për objektivat e Interit: I dua dy trofetë
24 Shkurt, 19:38 -
-
-
-
Marota kundër Auzilios për objektivat e Interit: I dua dy trofetë
24 Shkurt, 19:38 -

Fundi i një Lideri të fortë edhe njëkohësisht të dobët, si rasti Rama!
ide


“Sovranistët” rusofil

Si të kapësh peshkun më të madh!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128