Marota kundër Auzilios për objektivat e Interit: I dua dy trofetë
24 Shkurt 2025, 19:38 / SPORT

Bepe Marota ka bërë batuta përpara ndeshjes mes Interit dhe Xhenoas kur u pyet nga gazetarët nëse do të ishte gati për të sakrifikuar titullin kampion të Interit për të fituar Champions-in.
Diçka të tillë e tha në fakt Piero Auzilio pas shortit të Champions-it. “Më sillni trofeun e Champions-it ta kem përpara dhe firmos që tani që Napoli të fitojë kampionatin”, tha drejtori.
Por presidenti nuk bie dakord. “Unë nuk firmos për asgjë. Firmos që të luftojmë për të dy trofetë dhe të bëjmë detyrën tonë si Inter. Jemi një skuadër e madhe me objektiva të qartë. Duhet që të kemi synim si kampionatin ashtu edhe Champions-in. Vetëm me këtë mentalitet rritemi”, ka thënë Bepe Marota.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Nga Gjergji Nika
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Nga Klodian Tomorri
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




