Incidenti me muzikën serbe/ Rama kujtohet për Kosovën në Bruksel, por mbron Serbinë: Ta mbajmë në anën e Europës
Në Bruksel po mbahtet Forumi i II-të të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, nën temën “Evropë më e gjerë – Evropë më e fortë”.
Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama komentoi edhe incidentin me muzikën serbe kundër Kosovës.
“Më lejoni të them diçka para se ti përgjigjem pyetjes suaj të drejtpërdrejtë për një të keqe që u bë dje përmes muzikës, që nuk duhet të kthehet sot në një të keqe të pranuar përmes heshtjes. Nuk e di nëse ishte e qëllimtë apo rezultat i injorancës, apo fakti që një këngë pa shije nacionaliste u interpretua në prag të këtij forumi. U interpretua nën titullin e bukur melodik të unitetit.
Nuk është se lëndon vetëm ndjenjat e shqiptarëve, por ka të bëjë me nevojën që të mos lihet të kalojë në heshtje asgjë që na bën të kthehemi në të shkuarën. Unë kam qenë avokat prej shumë vitesh, për sa e rëndësishme është për fqinjësinë tonë, për ta mbajtur Serbinë në anën tonë, në anën e Europës, pra të mos shkojë në të kundër të kësaj bindjeje. Por në të njëjtën kohë është e rëndësishme që të mos lëmë hapësirë për bertejat mesjetare. Të gjithë ne duhet të angazhohemi për ta transformuar rajonin tonë në gjithçka për të cilën po flasim”, tha mes të tjerash Rama.
Po ndodh...
Çfarë janë socialistët pa Ramën, "mut"?!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

