Arrestohen tre adoleshentë në Poloni, po planifikonin të kryenin sulme terroriste

Tre adoleshentë në Poloni janë arrestuar nga shërbimet speciale polake të hënën. Ata dyshohen për përgatitjen e sulmeve terroriste, vetëm disa ditë pas masakrës në Krakovë, qyteti i dytë më i madh i vendit.
Adoleshentët e arrestuar, dy 17 vjeçarë dhe një 16 vjeç, “po ndërmerrnin veprime që synonin kryerjen e akteve që bien nën kategorinë e terrorizmit”.
“Adoleshentët jo vetëm që promovonin ideologjinë naziste dhe fashiste, por tashmë po ndërmerrnin veprime që synonin kryerjen e akteve që bien nën kategorinë e terrorizmit”, tha Tomasz Siemoniak, ministër përgjegjës për shërbimet speciale, nëpërmjet platformës X.
Dy prej tyre shkëmbyen informacione nëpërmjet internetit në lidhje me ndërtimin e pajisjeve shpërthyese të improvizuara dhe armëve të zjarrit.
Substanca që mund të përdoren për të prodhuar eksplozivë u gjetën në shtëpinë e njërit prej të arrestuarve.
Po ndodh...
Çfarë janë socialistët pa Ramën, "mut"?!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

