AlfaPena/ Poezi nga Ndre Mjeda: Nëpër fusha e nëpër male, fryn murlani me stuhi...

13 Shkurt 2025, 23:07 / JETË ALFA PRESS

AlfaPena/ Poezi nga Ndre Mjeda: Nëpër fusha e nëpër male,

AlfaPena është një rubrikë letrare në Alfapress.al, dhe ka si qëllim të promovojë letërsinë e mirë shqipe, dhe jo vetëm të çdo poeti dhe shkrimtari.

Poezi nga Ndre Mjeda:

Dimni

Nëpër fusha e nëpër male

Fryn murlani me stuhi

O murlan, njat frymën ndale

Ndal ti, o akull, mos më ngri.

Mos ma ngrini këtë pikë gjak!

-Struku, struku, i shkreti plak.

Po del dimni me kosë në dorë,

Gjeth e bar i ka kositë;

Qet ballkoni pjalm e borë,

E plak-shkreta, tue mërdhitë,

I thotë vedit me za pak:

-Struku, struku, i shkreti plak./Alfapress.al