Listat, Ergys Mërtiri: Rama është në krizë legjitimiteti, Berisha është në krizë mbijetese

14 Mars 2025, 00:04 / POLITIKË ALFA PRESS

Listat, Ergys Mërtiri: Rama është në krizë

Analisti dhe sociologu Ergys Mërtiri, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke komentuar listat e PS-PD u shpreh se ato tregojnë krizë partish. Lista e Ramës tregon se është në krizë legjitimiteti, ndërsa Berisha është në krizë mbijetese ndaj dhe fut shumë parti, e bën laramane që të mos humbë partinë pas zgjedhjeve.

“Të dyja listat tregojnë krizë partish. Rama është në krizë legjitimiteti, të fusë të rinj dhe u bën sparkatë këtyre, se është i dërrmuar nga arrestimet. Berisha është në krizë mbijetese dhe fut shumë parti, e bën laramane që të mos humbë partinë pas zgjedhjeve. Te lista e PD-së, është lista e valles së Berishës, servilë. Ata që thonë 'gjithmonë gati'.

Ka dy lloje njerëzish që janë përjashtuar, që janë të kënqur se sna ka futur në listë dhe kjo është pjesa më e madhe. E dyta janë këta të tjerët që janë të zhgënjyer dhe s’më vjen keq se e dinë kush është Berisha. Ia çuan në tavë dhe sot thonë se nuk pranon diversitetin, individualitetin. Atyre u ra lapsi dhe e kanë hak dhe mirë t’u bëhet që e kanë ngrënë”- tha Mërtiri.

 

Po ndodh...