AlfaPena/ Poezi nga Octavio Paz: TË DUA

4 Shkurt 2025, 22:08 / JETË ALFA PRESS

AlfaPena/ Poezi nga Octavio Paz: TË DUA

AlfaPena është një rubrikë letrare në Alfapress.al, dhe ka si qëllim të promovojë letërsinë e mirë shqipe të çdo poeti dhe shkrimtari.

Poezia: TË DUA - nga Octavio Paz

Të dua, 

në një mënyrë që askush 

nuk di të dashurojë,

është një dashuri e madhe, 

e bukur, 

një ëndërr shpirti,

që as ti vetë 

nuk ia shuan dot shkëlqimin, 

një dashuri që i verbon shtigjet 

sa herë ëndërroj.

Ti je shumë larg, 

por dashuria dyert e magjisë hap,  

unë edhe pa të puthur 

e di ç’aromë kanë buzët e tua,

pa të prekur 

e njoh butësinë e kadifenjtë 

të cipës tënde 

që trupin tënd mbulon,

pa të parë nga afër 

te yjet i gjej sytë e tu./Alfapress.al

(Shqipëroi: Bajram Karabolli)