AlfaPena/ Poezi nga Xhevahir Spahiu: Një pyetje që duhet bërë patjetër...

24 Mars 2025, 11:42 / JETË ALFA PRESS

AlfaPena/ Poezi nga Xhevahir Spahiu: Një pyetje që duhet

AlfaPena është një rubrikë letrare në Alfapress.al, dhe ka si qëllim të promovojë letërsinë e mirë shqipe, dhe jo vetëm të çdo poeti dhe shkrimtari.

Xhevahir Spahiu - NJË PYETJE QË DUHET BËRË PATJETËR

Mëngjes. Mesditë. Mbrëmja tretet…
nga kalendari fleta ra.
Shkoi edhe një ditë; unë pyes vetveten:
ditës ç’i dhe e çfarë të dha?

Një ditë shkoi. Pas saj vjen tjetra,
ti mbjell një pemë, një gur ti vë;
Nga guri, ja, u ngrit ndërtesa,
dhe pema pyll i madh u bë!

Koha vrapon. Vrapon si lumë;
nga kalendari fleta ra.
Vetvetes pyetjen i bëj unë:
Ditës ç’i dhe e çfarë të dha?”/Alfapress.al

 

Po ndodh...