At Gjon Shllaku, françeskani filozof, i dënuar nga regjimi komunist!

4 Mars 2025, 08:22 / JETË ALFA PRESS

At Gjon Shllaku, françeskani filozof, i dënuar nga regjimi komunist!

Më 4 mars të vitit 1946 u nda nga jeta At Gjon Shllaku, françeskani i dënuar me vdekje nga regjimi komunist.

Vendimi për ekzekutimin e tij u lëshua nga i ashtuquajturi “gjyq popullor”, më 22 shkurt 1946. Pretenca që rëndonte mbi françeskanin qe ngritur mbi pretendimin e drejtimit të organizatës “Dora e Zezë”, e cila dyshohej për qëllime destabilizuese në Shqipëri.

Regjimi pretendonte se, me mbështetjen “nën rrogoz” të Vatikanit dhe nën udhëheqjen e Shllakut, kjo organizatë e supozuar, do të ndërmerrte një sërë atentatesh në mbarë vendin, duke aluduar edhe për ndërlidhje të saj me vendet perëndimore.

Në të gdhirë të mëngjesit të 4 marsit, At Gjon Shllaku u vendos para togës së pushkatimit, së bashku me At Daniel Dajanin, At Xhovani Faustin dhe seminaristët, Qerim Sadiku dhe Gjelosh Lulashi, që akuzoheshin si anëtarë të organizatës.

I Lumi At Gjon Shllaku, lindi në Shkodër më 27 korrik 1907. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje, nën kujdesin e françeskanëve. Studimet e larta për shkenca i ndoqi në Universitetin e Lovanios në Belgjikë.

Mandej, u thellua në disiplinën e filozofisë dhe të teologjisë në Holandë dhe në Sorbona të Parisit, prej nga ku mori titullin akademik “doktor”. Me t’u kthyer në Shqipëri, ishte profesor i filozofisë në liceun “Illyricum”. U shugurua meshtar më 15 mars 1931.

Po ndodh...

ide